Çfarë po kurdis Luiz Ejlli? Lajmëron “bombën” e radhës: “Po vjen…”

Fituesi i spektaklit televiziv “BBV2”, Luiz Ejlli, është vazhdimisht në qendër të vëmendjes nga mediat, kjo pasi ai vazhdon të surprizojë ndjekësit çdo ditë e më shumë me aftësitë e tij në botën e artit.

Me përmbylljen e pushimeve, ai po bëhet gati për një sezon të ngjeshur me projekte të reja.

Ndërkohë me anë të një postim në rrjetin social “Instagram”, këngëtari ka publikuar një foto të tijën në një vend ku shfaqet gjysmë-errësirë, me përshkrimin: “Po vjen…”

Në pamje të parë, duket sikur këngëtari ka gati këngën e radhës dhe fotoja e shkrepur është pjesë e videoklipit.

Por me pjesëmarrjen e tij në rolin si aktor në filmin më të fundit shqiptar “Në Kuadër të Dashurisë”, nuk e përjashtojmë mundësinë që fotoja të jetë një paralajmërim për një film tjetër.

Megjithatë, sesi qëndron e vërteta, këtë pritet të na i tregojë vetë këngëtari në ditët në vijim.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...