Rrezikshmëria në urën e Bardhajve / Banorët: Duhet ndërhyrje emergjente përpara dimrit

Ura e Bardhajve jo vetëm nuk po rikonstruktohet, por është kthyer në një vend grumbullimi inertesh. Lehtësisht janë të dallueshme grumbujt e betonit në anë të urës.Ndërsa me rikthimin e reshjeve rreziku sa vjen e rritet. Banorët apelojnë që të ndërhyhet pasi kjo mund të sjellë pasoja për zonën, teksa është kthyer në rrezik për drejtuesit e automjeteve që kalojnë në këtë urë…Reshjet e shiut gjatë dimrit e përkeqësojnë më tepër situatën nga gërryerja e lumit Kir, ku siç shihet në pamje, këmbët e urës janë në rrezik për shembje.Kjo urë lidh disa fshatra të njësisë administrative Rrethina me qytetin e Shkodrës dhe shërben për qindra familje të kësaj njësie.Në mars të këtij viti u vendosën disa gurë në mënyrë provizorë për të ndaluar gërryerjet e mëtejshme, me qëllim që të kishte ndërhyrje të theksuara në këmbët e urës, por që deri në këto momente asnjë ndërhyrje nuk është kryer në terren.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...