Rikthehen përplasjet mes ish-banorëve të BBV, sherret dhe ironitë që do të ….

Sezoni i ri televiziv ka nisur dhe bashkë me të edhe formatet e dashura për publikun, që sjellin disa nga VIP-at e preferuara në ekran. Përkatësisht, sytë e të gjithëve janë tek “Dancing With the Stars”, ku disa emra të njohur të skenës, do të rikthehen, vetëm se këtë herë për t’u sfiduar në kërcim.

Shumica e emrave janë zbuluar tashmë që do të jenë në pistën e kërcimit së bashku me balerinët profesionist. Nga emrat e publikuar deri më tani, parashikohen edhe debate të nxehta, veç kërcimeve.

Pjesëmarrja e Ilir Shaqirit në juri si kryetar, pritet të shoqërohet me rikthimin e disa dinamikave, në dukje të lëna pas. Përkatësisht përballja e Fifit dhe Ilirit, këtë herë në një format tjetër, do të rikthej edhe njëherë debatin që dyshja la pas, pasi mbyllën eksperiencën në Big Brother.

Nga ana tjetër, pjesë e formatit është edhe Eltoni, vetëm se këtë herë është si balerin profesionist. Ina Kollcaku dhe Elton Merja, do të kërcejnë si çift në këtë sfidë. Eltioni ka qenë edhe banor i “Big Brother Vip Albania 1”, ku u mbajt mend gjatë edhe për një debat me Iliri Shaqirin.

I ftuar në “Shqipëria LIVE”, Eltoni e ka rikujtuar këtë moment, teksa pritet që të përballet sërish me Ilirin, këtë herë me këtë të fundit si kryetar të jurisë në DWTS. Ai ka thënë se beson që Ilir do jetë profesionist në gjykimin e tij, duke mos u ndikuar nga asgjë, por shtoi se gjithçka mbetet për t’u parë.

“Mendoj se ai do jetë profesional, ka kaluar kohë dhe do i ketë hedhur gjërat pas krahëve, besoj se nuk do të ndikohet. Më mirë të shohim se si do ecin gjërat, pastaj të flasim. Këtu jemi dy partnerë që i kemi ndarë rolet, unë i jap këmbëve, Ina i jep gojës.” -tha Eltoni.

Por teksa Eltoni foli për këtë marrëdhënie, Fifi ka preferuar mos të zbulojë asgjë nga kjo pjesëmarrje, apo nga përballjet që do të ketë me ish-mikun e saj. Megjithatë, këto nuk janë të vetmet përballje që priten. Është konfirmuar tashmë pjesëmarrja e Olta Gixharit në juri, duke sjellë një tjetër dimension të sajin në ekran. Përballë Oltës, do të jetë Maestro, miku i saj nga koha e Big Brother, por edhe Elvis Pupa.

Aktori i ka thënë “Po” ftesës për të ardhur në pistën e kërcimit. Të gjithë e kujtojmë Visin në pjesëmarrjen e tij në Big Brother dhe miqësinë e ngushtë që ai lidhi me Luizin. Qëkur ishte pjesë e Big Brother, por edhe pasi doli, Olta sulmonte vazhdimisht të gjithë personat që qëndronin afër Luizit, duke i quajtur servila.

Tashmë rolet kanë ndryshuar dhe aktori i humorit do të jetë përballë Oltës për t’u vlerësuar për perfromancat e tij në kërcim. Batuta, por edhe ‘thumba’ për Luizin, priten edhe nga Armaldo, që pritet ta drejtojë audiencën nga konflikti që pati me Luizin brenda lojës së Big Brother.

Thuajse të gjithë emrat e konkurrentëve janë zbuluar tashmë dhe gjithçka pritet është që yjet të zbresin në pistë, për të performuar, tërësisht ndryshe. Një emër që përbën shumë interes është edhe ai i Irgen Çelës. Aktori i Portokallisë është një nga konkurrentët në këtë sfidë.

Batuta dhe shumë dinamika tensioni pritet të zhvillohen përgjatë tre muajve. Dinamika, që me gjasa shpesh do ta largojnë vëmendjen edhe nga vetë sfida e kërcimit. Megjithatë, për t’i parë nga afër në aftësitë e tyre në kërcim, por edhe në përplasjet e parashikuara, do të na duhet të presim edhe pak.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...