“Nëna la 7 fëmijë dhe ndërtoi një familje tjetër”, Luli: Nuk e kam gjykuar kurrë, vinte çdo javë…

Luli është një kampione noti e cila ka ardhur nga Anglia në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan që të ndajë historinë e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Kanë kaluar 38 vite nga një ngjarje në jetën e familjes së Lulit, për të cilën ajo mendon se edhe sot është një peng për njeriun që e ka sjellë në jetë. Një histori divorci, zgjedhjesh dhe sakrificash e cila nis kur Luli ishte 8 vjeçe.

Luli: Kam jetuar me mamin dhe babin për 8 vite sepse kur unë isha 8 vjeçe, prindërit e mi u divorcuan.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë ishit ju?

Luli: Ne kemi qenë7 fëmijë, 4 çuna dhe 3 goca. Pikërisht për këtë kam ardhur sot që të them atë pengun që unë mendoj se nëna ime ka pasur për shkak të këtij divorci. Ne kemi qenë të vegjël, domethënë unë kam qenë fëmija më i vogël, 8 vjeçe, ndërkohë motra ime më e madhe ka qenë 20. Pas divorcit, një familje nuk është ajo që do të ishte. Për shkak të mosmarrëveshjeve të tim ati me nënën time, nëna ime vendos që të largohet duke na lënë të gjithëve me babain.

Ardit Gjebrea: Të gjithë fëmijët me babain?

Luli: Të gjithë fëmijët me babain.

Ardit Gjebrea: Po gjykata ju ndau apo ju la të gjithëve me babin?

Luli: Jo, gjykata na ndau gjysmë për gjysmë, fëmijët e vegjël me mamanë dhe më të mëdhenjtë me babanë.

Ardit Gjebrea: Por ndërkohë ju mbajti babi të gjithëve?

Luli: Ne na mbajti babi, po. Nuk ishte se nëna jonë na la dhe iku. Unë mendoj se ka qenë një grua e zgjuar sepse para se të ikte ajo na pyeti nëse dëshironim që të shkonim me të. Ajo do shkonte do krijonte një familje tjetër në një fshat të Tepelenës. Tani që e mendoj ka bërë gjënë më të mirë, mendoj ka qenë e zgjuar dhe ka menduar për të ardhmen tonë.

Ardit Gjebrea: Prit pak, ju la juve dhe shkoi për të krijuar një familje tjetër?

Luli: Po.

Ardit Gjebrea: Po ku qëndron zgjuarsia këtu?

Luli: Nuk e kisha në prizmin që na la ne dhe shkoi për një familje tjetër. Ndonjëherë është më mirë që nëse ka mosmarrëveshje është më mirë të ndahesh, të divorcohesh.

Ardit Gjebrea: Kjo pa diskutim.

Luli shton se nga 8 vitet që ka jetuar me të ëmën ajo mban mend çdo fjalë e këshillë dhe mendon se është meritë e nënës e cila ka ditur të ndërtojë themele të forta. Ishte zgjedhja e Lulit që ta refuzonte kërkesën e nënës së saj për të shkuar me të në fshat, por e ëma e dinte se atje nuk do kishte mundësi të ndiqte ëndrrën e saj e të bëhej kampione kombëtare në not.

Luli: U gjykua shumë. Kushdo mund të thotë që okej, la 7 fëmijë dhe iku. Unë nuk e kam gjykaur ndonjëherë nënën time. Ndoshta duket absurde nga dikush që mund ta dëgjojë, por çfarë më ka bërë mua që mos ta gjykoj është dashuria e saj. Nuk më ka munguar dashuria sepse vinte çdo javë dhe më mbushte me dashuri. Fjalët e saj ishin… nuk e di, kishin magji brenda?

Ardit Gjebrea: Babi u martua prapë?

Luli: Jo.

Ardit Gjebrea: Fliste ndonjëherë mami për babin ose babi për mamin?

Luli: Mami, vazhdimisht, vazhdimisht për njeriun që ishte dhe që na mbajti, sigurisht që ishte shumë mirënjohëse. Babi jo dhe shumë, biles edhe na ndalonte që të na takonim. Kur ajo vinte, kur do shkoja në shtëpi edhe pse isha mbushur me dashuri, do kisha diçka tjetër nga babai. Nuk ishte njeri i keq, absolutisht. Madje unë them që ka qenë hero për atë që ka bërë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...