“Kultivojmë hashash për borxhet”/ Dëshmitë e të dënuarve: Më arrestuan babanë e verbër

Që pas rënies së Lazaratit harta e kultivimit të kanabisit u zgjerua akoma më tej në veri të Shqipërisë, me dy zona tradicionale Dukagjinin dhe Krujën.

Ekspertët thonë që shkak është pandëshkueshmëria.

Pikërisht duke veçuar korrupsionin si shkak të inefiçensës në strategjinë kombëtare, u kërkua rishikimi dhe forcimi i kontrollit të personalitetit të zyrtarëve shtetërorë, të ngarkuar në detyrën kundër narkotikëve dhe në të gjitha nivelet e tyre të verifikohej pasuria, veçanërisht e atyre qe u përfolën për rekordet problematike dhe lidhjet e tyre me personat e inkriminuar. Po ashtu të analizohej nëse, gjatë mbajtjes së detyrave kishin patur apo jo sukses në luftën ndaj kanabisit. Tre vjet nga mbyllja e afatit të kësaj strategjie, nuk ka asnjë rezultat mbi detyrat e caktuara.

“Pasoja është se, duke qenë se ishim dhe jemi kultivues të kanabisit, këtu mund të gjendej shumë lirë kollaj, sikur të shitej rigon dhe kjo e aksesueshme nga të gjithë të rinjtë, në të gjitha shkollat dhe mund të provohej për herë të parë nga një person i cili nuk kishte shumë të ardhura, pasi nga të gjitha statistikat e fundit që janë bërë, një dozë hashashi, ose qese hashashi kushtonte 500 lekë të reja që brenda mund të kishte tre-katër cigare, duke u bërë tre-katër të rinj bashkë me këtë inflacion 500 lekë të reja që është pothuajse i prekshëm nga të gjithë.

Kjo i jepte mundësinë që edhe ata që nuk kanë një historik apo CV të gjatë në narkotikë, mund të rifuteshin në këtë rrugë dhe mund ta provonin këtë aventurë si mund të quhej nga shokët e tyre të më përparshëm. Kur kultivohet kanabis, kush më pak dhe kush më shumë, kush me mund të tipit duke marrë një kredi, siç kemi pasur dhe një rast që një i moshuar i është drejtuar bankave duke i orientuar ato sikur po bënte një investim në rimobilimin e shtëpisë dhe më pas të gjithë kredi-marrjen që bëri, e investoi në kultivimin e një parcele kanabisi. Ke dhe raste të shumta të cilat abuzojnë me moshat e personave të cilët janë tashmë nën përgjegjësinë penale, duke i vendosur ata para ligjit”, thotë avokati Bledar Meminaj.

“Po të më kishin arrestuar dhe mua do haja një kafshatë bukë dhe do isha më rehat. Të më kishte marrë dhe mua në burg, do kisha qenë rehat, të rija me plakun, të na jepte bukë shteti, këtu nuk ka kush më jep bukë mua. Por mua nuk më pyetën, për Zotin kam frikë. Faj nuk u vë se atë atë punë kanë, me atë i rrisin kalamajtë e vet. U vë faj që e kanë shkruar që ishte në oborr të djalit. Gjynah kanë bërë me të, por hajde e dinë vetë. S’ka për të dalë, kanë për ta dënuar, nuk ka as avokat. Ai tha jam avokat vetë, flas vetë, avokati do para. S’kemi çfarë kallëzojmë tjetër, e ka mbjellë, ka 100 metra tokë, e ka mbjellë për arsye të shëndetit të vetë për t’u bërë operim” thotë Bege Xhaferri e cila ka bashkëshortin në burg.

Isak Vrapi duhet të përfundonte studimet e larta, por vitin e fundi ai ndryshoi rrugë. Kultivoi kanabis dhe tani është në burg si një i dënuar, ku ai ka kohë të analizojë se ku gaboi, por edhe ku gabuan me të.

Kjo ishte mundësia më e shpejtë për të bërë dy lekë dhe për të larë borxhet, nuk ishte e kisha pasion gjithë jetën drogën ose një krim tjetër. Pasioni im ishte që të mbaroja shkollën, të merrja diplomën dhe të filloja një punë si të gjithë të tjerët. Një punë të qetë që të isha pranë familjes dhe pranë shoqërisë. Farat e hashashit i kam porositur online me postë, që nuk jam ngatërruar me njerëz fare dhe më erdhën me porosi. Bleva gati 200 fara, kushtuan afërsisht 400-500 euro dhe ato lekë i kisha nga emigrimi jashtë. Tokën e sajova që nuk e kishte asnjë në pronë sepse nuk doja t’i bëja njeriu keq. I bëj thirrje Ulsi Manjës që ta dëgjojë edhe ai këtë histori. Babain e kam të sëmurë, e kam të verbër që do një njeri mbrapa dhe nuk ka asnjë mundësi të punojë. Kur ma arrestuan babanë sepse na arrestuan të dy atë ditë, i thashë oficerëve, babai s’ka gisht në këtë mes, e kam bërë unë këtë. Në qoftë doni të merreni, merrni mua. Shikoni gjendjen e babait, nëse ty ta merr mendja që ai e ka bërë këtë lloj krimi mund ta merrni ose mund të gjeni prova. Drejtësia me prova flitet e me fakte. Pa prova e fakte nuk futet njeri brenda”, rrëfen Isa Vrapi i dënuar për kultivim kanabisi.

“Fatkeqësisht ndonjëherë ndiejmë dhe keqardhje kur e shoqërojmë atë fshatarin, por përgjegjësia penale nuk bën dallim, mes atij që është i varfër dhe atij që mbjell në tarracë. Të gjithë bëhen pishman, i përfshin përgjegjësia e një gabimi madhor, sepse e dinë me çfarë penalitetesh i presin ndaj kemi fazën sensibilizuese por kjo bie ndonjëherë në vesh të shurdhër”, thotë shef i antidrogës, Rezart Velmishti

“Pak a shumë dominon arsyeja ekonomike por edhe i shfrytëzojnë të tjerët. Kemi edhe të sëmurë mendorë që janë sjellë këtu, u kanë shfrytëzuar dhe tani janë dënuarish kultivues. Ne i trajtojmë si të sëmurë. Ka edhe familjarë të tyre që i shfrytëzojnë”, konfirmon Kolë Kukaj, drejtori i burgut Rrogozhinë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...