Albisa dhe Anita janë dy motra që kanë ardhur nga Italia në “Ka Një Mesazh Për Ty” për prindërit e tyre. Arsyeja është se prej vitesh prindërit kanë sakrifikuar vazhdimisht për vajzat duke mos mundur të jenë pranë tyre nnë çdo kohë. E para që merr fjalën për të ndarë historinë në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan është motra e vogël, Anita.
Ajo shpjegon se i ati ka punuar 25 vite si oficer marine në Durrës ku edhe jetonin, ndërsa nëna si edukatore kopshti. Më pas, për shkaqe ekonomike dhe prej problemeve shëndetësore të Anitës, familja u zhvendos në Itali.
Anita: Babi shkoi para nesh edhe punon në tunel,domethënë është përherë nëntokë. Edhe atje është larg, vjen në shtëpi njëherë në muaj, përherë me këto çantat me vete, me çarçafë, me gjëra për t’u ndërruar për t’i larë te shtëpia, për t’i çuar prapë te puna.
Ardit Gjebrea: Prej sa vitesh e bën babi këtë punë?
Anita: Gati 20 vjet, pak a shumë.
Albisa: Nga 2003.
Ardit Gjebrea: Dhe babi bën të njëjtën punë?
Anita: Të njëjtën punë.
Ardit Gjebrea: Vazhdon akoma edhe sot?
Anita: Po, vetëm se për shembull kur mbaron puna në një vend duhet të ikë te vendi tjetër.
Ardit Gjebrea: Sa herë në muaj e shihni babin?
Anita: Një në qoftë se është okej por ka raste që një por ne jemi në punë dhe nuk iknim dot.
Albisa është e martuar, ndërsa Anita e fejuar dhe është vendosur në një shtëpi pranë prindërve. Gjithsesi, kjo nuk mjafton që ta shohë të ëmën më shpesh.
Anita: Mami fatkeqësisht punon nga mëngjesi deri në darkë dhe punon shumë, domethënë punon nga e hëna dhe ka raste deri të dielën. Ne nuk shkojmë gjatë javës ose kur e shohim që ajo është e lodhur, nuk shkojmë sepse na vjen keq sepse ajo sa herë që shkojmë ne do gatuajë, do na presë dhe neve na vjen keq që ajo të lodhet akoma më shumë./tvklan.al