NARAÇI: SEZONI VEROR NË PEDIATRI E SHKODRËS I QETË

Në qytetin e Shkodrës nuk kanë munguar rastet me fëmijët që janë paraqitur çdo javë në pediatrinë e Spitalit me probleme të ndryshme shëndetësore. Temperaturat e larta, frekuentimi i ambienteve të shumë populluara dhe ushqimet jo të përshtatshme kanë bërë që të vegjlit të paraqesin shqetësime si diarre, të vjella dhe temperaturë.

Një tjetër faktor ndikues në numrin e fëmijëve që janë paraqitur pranë pediatrisë kanë të bëjne edhe me emigrantet ku ndërrimi I klimës I ka bërë që të shfaqin probleme shëndetësore. Por pavarësisht kësaj pjese në një intervistë për Star Plus shefja e pediatrisë Greta Naraçi shprehet se situata ndryshe nga vitet e shkuara është paraqitur shumë e qetë gjatë gjithë verës.

Sipas të dhënavë të fundit në vendin tonë së fundmi ka një shtim të rasteve të infektimeve me covid-19. Mjekët këshillojnë ushqime të shëndetshme dhe sa më shumë lëngje, evitimin e kontaktit me fëmijët të tjerë të sëmurë por në Shkodër pediatrja Naraçi ka bërë të ditur se rastet e infektimeve tek fëmijët kanë qënë të pakta në numër.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Thethi si zonë lufte, banorët dhe turistët pre e reprezaljeve të IKMT dhe Policisë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka...

Kuvendi i Burrave mblidhet para kishës: Asnjë investitor nuk do gëzojë tokë në Theth

Kuvendi i Burrave të Shalës kërkon ndaljen e prishjeve...

Bajraktari i Shalës, reagon ashpër ndaj Fatmir Metës dhe sjelljes së shtetit

Reagimet pas ngjarjes së rëndë në Theth nuk kanë...