U përfol për lidhjen e saj me Endri Priftin, reagon Ola: I larë në flori të jesh, prapë të shajnë…

Këngëtari korçar, Endri Prifti dhe gazetarja, Ola Bruko, kanë qenë dyshja më e përfolur në media, pasi përflitet për një lidhje dashurie mes tyre.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim direkt nga asnjëra palë, por një postim i gazetares u mor si reagim indirekt për lajmet që po qarkullojnë.

Fillimisht ajo ka ndarë disa vargje nga “Floriri” i Dritëro Agollit:

“I bardhë si bora të jesh,

i ndritur, i larë me flori.

Prapë do të shajnë, patjetër,

pa sharë nuk mbetet njeri …!

E hodhën floririn – e tretën,

në llum, në llagëmin e zi.

Një shekull kaloi dhe e gjetën,

Floriri kish mbetur Flori …”, janë vargjet që ka zgjedhur Ola Bruko të shpërndaj pikërisht në këto ditë.

Ndërkohë në një tjetër postim, krah një foto të saj të vjetër, moderatorja shkruan se populli shqiptar kërkon bekimin e Papës:

“Papa do ishte mire të na vizitonte edhe njëherë e të na bekonte si popull.

Paqe, qetësi, dashuri dhe jo urrejtje paçi në shpirtrat tuaj. Jeta është e shkurtër, ikën e nuk vjen më!

Zoti qoftë edhe me ju. Amin”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...