SPAK kërkon Shkëlzenin/ Juristja zbardh prapaskenat e forta: Berisha sot sulmoi drejtësinë, ja çfarë do të bëjë me hetimet për ‘Gërdecin’

Juristja Brizida Gjikondi thotë se Sali Berisha sulmot sot SPAK-un me deklaratat e tij, pasi organi i drejtësisë kërkon dëshminë e të birit për çështjen ‘Gërdeci’.

Në një intervistë televizive, Gjikondi u shpreh se Berisha e ka sulmuar gjithmonë drejtësinë, kur nuk e ka pasur në kontroll.

Sipas Gjikondit, po përdoren shumë taktika për të devijuar hetimet në lidhje me këtë çështje.

“Ajo është një psikologji formale, Berisha ka pasur gjithmonë me drejtësinë një marrëdhënie dashuri dhe urrejtje ose e ka pasur në vartësi. Në momentin që nuk e ka pasur në vartësi, e ka sulmuar. Sot e ka sulmuar sërish në drekë, pavarësisht se është shpërndarë në sulme të tjera, sikur është e korruptuar SPAK për çështje të tjera, ndërsa për djalin e tij ka thënë në mënyrë formale, le të shkojë, nuk ka asnjë problem. Do që të mbajë maskën e një burri shqiptar tipik që nuk ka frikë dhe që është i pakorruptuar. E vetmja pikë e dobët e tij, ose pika që ai e quan të fortë, tani po i shkërmoqet, pasi më në fund në Shqipëri, po dalin prokurorë dhe gjyqtarë, që nuk kanë më preferenca dhe imunitete politike, por zbatojnë filozofinë bazë të drejtësisë botërore, që të gjithë janë të barabartë para liogjit. Çështjes së Gërdecit duhet t’i shkohet deri në fund. Pavarësisht se po përdoren 100 taktika për ta parashkruar, për ta devijuar, nuk i shmanget dot asaj që ka marrë drejtim tashmë.

Berisha ka shumë të drejtë që flet kështu, e them edhe me ironi, por edhe me trishtim, sepse jo vetëm Berishës, por edhe familjen Meta-Kryemadhi, dhe shumë familje majtas e djathtas pa dallim, asnjëherë nuk i ka hyrë asgjë në këmbë, dhe prandaj kanë edhe luksin të tallen e të bëjnë ironi”, theksoi ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...