Armaldo Kllogjeri shkon për koncert në Shkodrën e ‘Luizit’, përballet me të papriturën!

Që pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip, Armaldo Kllogjeri ka qënë padsikutim një ndër artistët me të kërkuar të kësaj vere.

Së fundmi, Kllogjeri, i cili së shpejti do të shfaqet në “Dancing with the Stars”, ka qenë i ftuar në një koncert në Shkodër, “Festa e Miqësisë”, ku ka elektrizuar publikun me performancën e tij.

Ajo që ka qënë surprizuese për Maestron është fakti se fansat e Luizit nuk e kanë lënë aspak rehat pasi kanë nisur të thërrasin njëzëri emrin e Luizit në përfundim të performancës.

Armaldo e ka marrë me sportivitet situatën, duke i drejtuar mikrofonin e tij, e duke i kërkuar të thërrasin më fort.

Më pas Maestro dëgjohet duke thënë: “Mirë, mirë mjafton. Kush ka ndonjë pyetje për Big-un ta thotë tani”, teksa e mbyll me një buzëqeshje.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, krijuan një miqësi mjaft të ngushtë, e cila më pas u prish para përfundimit të “reality show”.

Dyshja ende nuk janë pajtuar edhe pse tashmë Big-u ka mbaruar.

I njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, Armaldo Kllogjerin tani do ta shikojmë edhe në arenën e kërcimit si konkurrent në spektaklin “Dancing With the Stars”.

A do të jenë kërcimet e tij ‘xhorxhes’? Mbetet për të pritur netët e show-t të kërcimit dhe t’i urojmë suksese Armaldos dhe partneres së tij në kërcim, Marjana.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...