Skandal në Kadastër/ Dokumentet dorëzohen dorazi, sekserët paguhen për “shërbimet”

Televizioni “Ora News” denoncoi korrupsionin që ndodh Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, ku qytetarëve iu kërkohen miliona lekë për legalizim të objekteve.

Urdhëri i firmosur nga Dallëndyshe Bici, ku punonjësit duhet të shmangin kontaktet me qytetarët, duket se mbetet thjesht një letër pa vlerë.

Këto pamje tregojnë se çfarë ndodh në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Ky është një punonjës, i cili del nga zyra dhe takon tre persona që po e presin jashtë, më pas në kundërshtim me Rreguloren, i merr të gjithë dhe i fut brenda Kadastrës.

Disa momente më pas i njëjti punonjës del dhe takon persona të tjerë që e presin jashtë ku i merr dokumentet dorazi dhe futet përsëri në zyrë.

Disa prej qytetarëve shprehen se prej muajsh zvarriten për të marrë shërbimet, por nuk ngurojnë as të akuzojnë.

Qytetari: Duhet t’i nisësh me online. Ne i dërguam dje dhe na thanë duhet të jesh këtu vetë personi. Morëm dokumentet, erdhëm këtu të takohemi, s’të lënë të futesh aty brenda.

Duhet gjetur një njeri që merret me këto punë, t’i them “na pesë lekë” dhe të na i mbarojë.

Po *** u llafosëm, nuk ka forcë.

Qytetarja: Jo, jo. Ka! Është lektiste ajo o burrë i dheut, më thua mua për ***. E lëshon ***. Do lekë ajo, harroje ti!

Nuk janë të pakta rastet që sekserët e Kadastrës i afrohen qytetarëve për të mbaruar punë shpejt, dhe pas një telefonate që ato ju bëjnë punonjësve, qytetarët priten në zyrë dhe mbarojnë punë menjëherë.

Qytetarja: Sa lekë duhet të të jap unë ty? Ja të shikoj sa kam. Merre këtë. Kur hymë këtu te roja tha shko sqarohu te ai me xhaketë, ishin 3 veta te kati i parë. Ia treguam letrën, mirë tha, ngjituni te Tirana Veri. Shyqyr e pe që nuk u vonuam fare? Po ku ka ligje dhe rregulla këtu?!

Qytatarët që përplasen çdo ditë në dyert e kadastrës e dinë se rregullat e shkruara nuk funksionojnë, ato të pashkruarat po.

Ndërsa drejtuesja Dallëndyshe Bici sfidën më të madhe nuk e ka me punonjësit, por me qytetarët pasi pret që ato të ndryshojnë perceptimin.

Dallëndyshe Bici: “Por më e vështira për të ndryshuar është perceptimi i qytetarëve dhe kjo do të jetë sfida jonë për 6-mujorin e ardhshëm”.

Qytetarët besojnë atë që shohin dhe realiteti është ky.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...