I VARFËR, POR KAMPION BOKSI NË SHKODËR

Ky është Rifat Bajrami, 24 vjeçari që u shpall për herë të tretë kampion kombëtar në boks me Vllazninë e cila fitoi titullin e 25-të. Boksieri 24 vjeçar i peshave të lehta është pjesë e komunitetit egjiptian në Shkodër të cilët çdo ditë jetojnë në varfëri. Pavarësisht problemeve të shumta që kanë, klubi i Vllaznisë në boks një pasdite e ktheu në festë në atë lagje duke nderuar kampionin Bajrami. Mes emocionesh për trofeun, 24 vjeçari, baba i dy fëmijëve thotë se qiranë e shtëpisë dhe çdo gjë tjetër ia mundëson klubi i Vllaznisë.

Kampioni Bajrami tregon se si e nisi boksin në mënyrë rastësore duke qenë tashmë një e ardhme e sigurtë për të ndërsa ndryshe nga shumë të tjerë idhujt e tij nuk janë emra botëror por dy boksierët shkodran Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa.

24 vjeçari thotë se fitorja e tij që ishte e para në ndeshjet e finale i dha zemër djemve të tjerë të Vllaznisë për të fituar titullin përballë Tiranës rivale ndërsa ka një mesazh për të rinjtë që të merren me boks ose çdo lloj sporti tjetër.

Kryetrajneri i Vllaznisë Zef Gjoni shprehet se Rifat Bajrami e meritoi këtë respekt që i dha besimin kuqebluve për titullin kampion. Tekniku Gjoni kërkon që bashkia Shkodër t’i gjejë një punë të thjeshtë 24 vjeçarit që për momentin e ndihmon vetëm klubi i boksit duke i mbuluar çdo shpenzim.

Vllaznia fitoi titullin e 25-të kampion përballë Tiranës e cila në finale kishte 8 boksierë nga 7-të të kuqebluve duke u bërë kështu ekipi absolut në këtë sport. Një meritë bashkë me pjesën tjetër të ekipit për këtë sukses ka edhe 24 vjeçari Rifat Bajrami.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...