Ndotja e lumit Kir/ Shtrati i lumit në periferi të Shkodrës mbushet nga mbeturinat

Depozitimi i mbetjeve në bregun e lumit Kir vijon edhe pas shumë kërkesave të banorëve për të frenuar këtë fenomen i cili ka shkaktuar dëme të mëdha mjedisore.
Mbetjet përveçse kanë ndryshuar shtratin e lumit Kir, tashmë janë kthyer në një problem serioz për shëndetin e banorëve pasi mund të kthehen edhe në burim infeksioni.
Personat e pandërgjegjshëm zgjedhin lumin për të hedhur mbeturinat. Gjithsesi ndëshkimi nga ana e institucioneve ka munguar qoftë për mospastrimin e territorit por edhe për ata qytetarë që hedhin mbetjet në lumin Kiri.
Banorët që jetojnë në afërsi të brigjeve të ndotura të Kirit thonë se depozitimi i mbetjeve është një fenomen që vijon prej vitesh dhe askush nuk po përpiqet për ta frenuar. Banorët e zonës, prej vitesh kërkojnë pastrimin e këtyre mbetjeve. Por pavarësisht thirrjeve të bëra përmes medias, akoma nuk është marrë një aksion i mirëfilltë pastrimi në shtratin e lumit Kir.

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma vijon të jetë e aksesueshme, megjithëse me vështirësi dhe shenja të qarta të një bllokimi...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales në Shkodër, është kthyer në një shqetësim serioz për banorët dhe drejtuesit e automjeteve. Gropat...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...

Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti përplaset me ambulancën

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik. Një...

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, investim strategjik për zhvillimin e turizmit

Projekti infrastrukturor Shëngjin-Velipojë, me vlerë 3.8 miliardë lekë, është...