Mafia e ilaçeve/ Ja si po përdoret rritja e rasteve me Covid për të blerë miliona euro vaksina, mjekët mohojnë se ka alarm për pandeminë

Mafia e ilaçeve dhe tenderëve bën kërdinë me buxhetin e shëndetësisë gjatë epidemisë së Covid-19, ndërkohë që burime nga Ministria e Shëndetësisë, bëjnë me dije se ish-ministrja Ogerta Manastirliu dhe argatët e saj kanë përgatitur terrenin për të çuar përpara këtë projekt ogurzi që i pasuron ata dhe njerëzit pranë tyre. Fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve të infektuara me coronavirus. Në spitale dhe qendra shëndetësore në gjithë Shqipërinë, çdo ditë ka pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe realizimin e testit të shpejtë. Rreth 40% e testeve dalin pozitivë. Sa i takon të prekurve, shumica janë të rritur mbi 40 vjeç, por ka edhe raste të fëmijëve të vegjël. Mjekët janë të mendimit se me uljen e temperaturave numri i të infektuarve do të vijë në rritje. Aktualisht në qarkullim janë nënvariantet e Omicron, ndërsa në qarkullim ka edhe viruse të tjera sezonale. Por rritja rasteve me Covid ka rikthyer në skenë edhe mafien e ilaçeve, teksa mësohet se në shërbim të saj është vënë Ministria e Shëndetësisë, e cila synon të boshatisë stoqet e vaksinave që ka marrë më parë, shumica e të cilave kanë skaduar, në mënyrë që t’i hapë rrugë blerjes së vaksinave të reja anti-Covid, të cilat shkojnë në milona euro. Pra mësohet se me bekimin e ish-ministres Manastirliu ky preket është gati për t’u bërë realitet dhe sikundër e theksuam edhe më sipër po përdoret rritja e ndjeshme e numrave të rasteve të infektuara me coronavirus në vendin tonë. Thënë troç rikthim i Covid-19 pritet të rikthehej edhe mafien e ilaçeve. Megjithatë mbetet të shihet se di do të veprojë ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila ka zëvendësuara, Ogerta Manastirliun, një ndër ministret më të akuzuar dhe më të urryera nga shqiptarët, e cila drejtonte këtë institucion që prej 2017.

Mjekët mohojnë se ka alarm për pandeminë e Covid-19

Por alarmi për rikthimin e pandemisë së Covid-19 e kanë mohuar edhe vetë mjekët infeksionistë, të cilat për më shumë se dy vjet u gjendën në vijën e parë të frontit, duke luftuar me virusin e padukshëm Covid-19, i cili mori miliona jetë njerëzish. Njëri prej tyre është mjeku Tritan Kalo, i cili shprehet se nuk ka vend për alarm, sa i takon rikthimit të pandemisë së Covid-19 në vendin tonë, ndërkohë që hedh akuza të forta se nga kjo situatë përfitojnë vetëm mafia e ilaçeve.

Gripi i zakonshëm dhe pandemia

RIKUJTESË….Prag vjeshta me luhatjet klimatike të saj, rikthimet e fëmijëve në shkolla, rifillimi i aktiviteteve kolektive prodhuese pas pushimeve verore, do të risjellë “në skenën e sëmundjeshmërisë së popullatës”, një shtim të infeksioneve të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes…..Janë në më të shumtën e origjinës së tyre infeksione të shkaktuara nga dhjetra e dhjetra viruse si Rhinoviruset, Paramiksoviruset, Miksoviruset, Virusi Respirator Sincivial, Koronaviruset minore, etj, etj…..Në mesin e tyre dashur pa dashur do të ketë edhe raste të Sars-Cov2/Covid-19, një infeksion që pas dy viteve të Pandemisë ka mbi 18 muaj “që po vjen rrotull” në endemicitetin e mbijetesës së tij, si dhe “në gripëzimin” e formave klinike të shfaqjes së tij…..NËSE vëmendja nga Autoritet Shëndetësore qëllimisht do të vijoj të drejtohet vetëm ndaj tij, pa evidentuar edhe shkaktarët e tjerë viralë të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, me siguri që do të rishkaktojë një panikim të pavend dhe një informim të deformuar të situatës epidemiologjike të infeksioneve respiratore në Shqipëri, në Europë dhe më gjerë…..CO-VID 19, krijoj një “bashkë”(CO) – “zbrazje” (VID) fizike dhe psikologjike të popullatës, në të dyja vitet e “flamës mbarëbotërore” me humbje të miliona jetëve dhe pasoja jo të pakta psikologjike, jo vetëm të të prekurve prej tij, por pothuajse të të gjithë popullatës…

S’ka rikthim të pandemisë

E SIGURTË ËSHTË se KURRË MË nuk do të ketë rikthim të Pandemisë së Covid-19, po ashtu mbivlerësimet e dëmtimeve të saja si klinike-biologjike dhe imazherike do të rishihen me një sy më objektiv dhe më kritik…..Imazhet skanografike të “GGO – Ground Glass Opacities” të interpretuara e të lidhura në kohën e Pandemisë vetëm si të shkaktuara nga Sars-Cov2/Covid-19, do të duhet të na bëjnë të shohim në to edhe së paku 10 sëmundje të tjera me të njëjtin kuadër imazherik, si Gripi i derrit (virusi H1N1) Kanceri bronkoalveolar, etj…

Vaksinat anti-Covid

DUHET të mos harrojmë se:

1- Stoqet vaksinale” ndaj varianteve të Sars-Cov2 e prodhuar dhe përdorur “për interesa madhore humanitare”, por duke “mos respektuar si dhe sa duhet protokollet përkatëse”, prodhimi e hedhja në treg e miliona dozave të tjera të pa përditësuara me mutacionet e shpeshta që ka pësuar e do të pësojë ky virus duke e ulur progresivisht agresivitetin dhe sëmundshmërinë e shkaktuar prej tij, po ashtu kur situata epidemiologjike e Sars-Cov2/Covid-19 nuk e justifikon një gjë të tillë, MBI TË GJITHA kur ende nuk është hedhur dritë mbi efektshmërinë dhe efektet anësore të këtyre vaksinave;

2- Stoqet e preparateve antivirale si Remdesivir, Favira e Tamiflu të përdorura vend e pavend gjatë Pandemisë, por pa ndonjë studim paraprak të efektshmërisë së tyre ndaj Virusit Sars-Cov2/Covid-19, që në eksperiencën time më shumë i lënduan se i ndihmuan të sëmurët në përballjen me këtë virus, nga rezultoi edhe vendosmëria e MOS PËRSHKRIMIT prej meje i tyre në asnjë prej të sëmurëve të ndjekur dhe mjekuar nga unë, por që jo rrallë nxiti edhe debatin me kolegët që i përshkonin e përftuan jo pak prej tyre;

3- Dëshira dhe mundësia për të fituar jo pak, por për të bërë milioner 7 vetë diku në Rruzullin Tokësor në çdo minutë të kësaj Pandemie;

4- Mundësia për të fshehur çelësat e Sistemeve të Dhënies së Kujdesit Shëndetësor ndaj popullatës kudo në Botë, janë 4 (katër) faktorë të mjaftë, për të RIKRIJUAR një TYMNAJË panikuese për Infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19…KUJDES dhe të jini më shumë MËNDJEHAPUR, në ato çka dëgjoni për Covid-19….. JETA vazhdon dhe ajo duhet gëzuar e jetuar në çdo ditë të saj….ASPAK PANIK, por si gjithmonë vetndërgjegjsim e vetkujdesje për shëndetin tuaj…..Together forever! Sot.com.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...