Xhepat bosh dhe zhgënjim? Meri Shehu ndan yjet për shenjat

Teksa i këshilloi shenjat e zodiakut të bëjnë kujdes nga premtimet e dhëna në këtë periudhë, astrologia Meri Shehu bëri dhe ndarjen e yjeve për secilën prej tyre. Sot në programin “Rudina” në Tv Klan, astrologia tha se shumica e shenjave do hasen me probleme financiare, por pas datës 21 do vijë balanca në jetën e tyre.

Dashi: 4 yje

Faktikisht Dashët kanë 4 yje sepse marrin pjesë në solstic, duhet të kenë kujdes gjatë kësaj jave në çështjet ekonomike, këto 3,4 ditët e para. Është hera e tretë brenda vitit që pësojnë trauma në çështjet ekonomike.

Demi: 3 yje

Fillimi i javës i vështirë, vjen me problematika me familjen, me ligjin, me udhëtimin e kontaktet jashtë, me çështjet shëndetësore. Shumë Demë do përpiqen pastaj të vënë një ekuilibër në jetën e tyre.

Binjakët: 3 yje

Kanë një zhgënjim në fakt nga data 19 sepse kanë problematikë me emrin, me famën, takimin me eprorët ose një premtim që u është bërë zgjatet në kohë.

Gaforrja: 3 yje

Marrin pjesë në këtë javë impulsivisht vetëm pas datës 21, me futjen e Diellit në Peshore. Çështje të rëndësishme pronash, familjare, vendoset një ekuilibër në marrëdhëniet e tyre, por duhet të kenë kujdes në fillim jave në çështjet ekonomike dhe planet e tyre.

Luani: 4 yje

Do kenë problematika në ekonomi dhe jetën personale, duhet t’i zgjidhin mirë, t’i shikojnë me kujdes. Mos të marrin rrisqe dhe investime të caktuara dhe pastaj dikush do përgojojë emrin e tyre, nga data 21.

Virgjëresha: 4 yje

Mund të fitojnë shumë famë, reputacion ose ndonjë pozicion të rëndësishëm, por do ketë dhe shumë Virgjëresha që do stresohen dhe nuk do marrin atë që u është premtuar, mund edhe të zhgënjehen.

Peshorja: 2 yje

Është koha e tyre, vjen balanca. Pas datës 21!

Akrepi: 3 yje

Do kenë përballje ekonomike dhe në jetën personale, në shit-blerje ose ngatërresa me të afërmit. Kujdes në dashuri, në datën 19!

Shigjetari: 3 yje

Do përjetojnë zhgënjim, sidomos në martesë ose bashkëpunim. Kujdes nga zhgënjimet në këtë periudhë.

Bricjapi: 3 yje

Do merren shumë me karrierën pas datës 21. Fillojnë një periudhë të fuqishme.

Ujori: 4 yje

Një nga shenjat me fat! Shumë Ujorë do shkojnë deri në 0, por do kthehen me xhepa plot.

Peshqit: 3 yje

Këtë periudhë edhe mund të zhgënjehen ose mund të mashtrojnë nga pak, përballë tyre do dalë një figurë joshëse dhe do bëjnë gabime nga dëshira e mirë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...