‘O vëlla, tullumbace a keni? ‘Se mos vdesim fare ore’! Investigimi/ Si shitet droga tollumbace sheshit fare në klube

Droga ‘Tollumbace’ është një trend i ri i shprehur veçanërisht në Kryeqytet.

Të gjithë dinë se cili është lokali që ofron fare lehtë tullumbacen me oksid azoti, substancën që ndryshon gjendjen emocionale të njeriut duke shkaktuar kryesisht të qeshura.

Gazetari i Report Tv mundi të futej brenda këtij lokali dhe pasi porositi diçka për të pirë, interesohet tek kamerieri për tullumbacen.

Porosia, biseda me kamerierin

Gazetari: O vëlla, tullumbace a keni?

Kamerieri: Po ore kemi!

Gazetari: Puna është se s’kemi provuar asnjë herë. Është e fortë kështu? Se s’duam të lëmë nam.

Edhe kësaj pyetjeve, kamerieri i përgjigjet si të ishte mjek.

Kamerieri: S’ka lidhje o vlla, ajo është gjë qejfi!

Gazetari: A janë të gjitha njësoj, mos është ndonjëra më e fortë apo njësoj?

Kamerieri: Jo

Gazetari: Na sill dy!

Pak minuta më pas, porosia vjen dhe kamerieri kujdeset të të mësojë edhe si konsumohet, por gazetari nuk e konsumoi duke u kamufluar pas argumentit se nuk di se si ta përdorë.

Kamerieri sjell porosinë, biseda

Gazetari: Po çfarë bëjmë tani, vetëm e thithim?

Kamerieri: Thithe këtu

Gazetari: Se mos vdesim fare ore…

Kamerieri: Po jo ore se nuk vdes

Gazetari: Nuk e nxjerr jashtë, vetëm e thith?

Kamerieri: Kur e thith gazin, fute prapë këtu brenda. E thith, e fryn prapë!

Gazetari: E marr vesh.

Kamerieri: Bëje një çikë shpejt. Rri një çikë stakuar. Lëshojë dorën. Jepi mo vëlla, fryje prapë tullumbacen.

Gazetari: Lërë se nuk po e bëj ashtu.

Kjo substancë e re që po përdorin të rinjtë në Shqipëri, i ka gjetur të papërgatitura autoritetet, përfshi dhe mangësitë ligjore për ta ndaluar atë. Por në këtë lokal ku Report Tv arriti të dëshmojë se ajo tregtohet dhe konsumohet masivisht, shitet madje edhe me faturë tatimore, njëjtë si të kishe porositur një kafe apo pije alkoolike.

Fatura që kamerieri i dha gazetarit, e cilëson tullumbace, dhe përbri saj, ka të vendosur çmimin, 300 lekë copa.

Gjatë qëndrimit në këtë klub të stafit të Report Tv, vërejmë se kamerieri i ofron tullumbace me oksid azoti edhe shumë të rinjve të ulur në tavolina të tjera.

Por çfarë do të thotë kjo për ekspertët, sa të rrezikuar janë jo adultët? Mjeku toksikolog Alert Drishti tregon për Report tv se çfarë është kjo subtsancë e re që po qarkullon lirshëm në vendin tonë dhe pasojat që ajo sjell.

“Karakteristikë e intoksikacioneve nga kjo substancë është tek fëmijët e vegjël. Kur merret në sasi të mëdha ai mund të shkaktojë dëme që shkojnë deri në humbjen e jetës. Dëmet kryesore janë mekanizmi i helmimit me këto substanca, është asfiksia, pasi kjo substancë shkëput oksigjen. Duke futur në trup këtë element në vend të oksigjenit ndodh ajo që është asfiksi, që klinikisht në doza të vogla jep një lloj euforie një lloj kënaqësie dhe ngjan me një dehje të lehtë nga alkooli, por në sasi më të mëdha kemi ulje te presionit të gjakut, çrregullime të ritmit të zemrës, humbje të koshiencës dhe shkon deri në humbje të vetëdijes, koma dhe deri në vdekje në sasi të mëdha. Nuk duhet kondideruar si një lojë, pasi mund të shfaqi dhe rreziqe të cilat kërcënojnë jetën e përdoruesit”, tha mjeku toksikolog Alert Drishti.

Sa i takon gjurmëve që lë në organizëm përdorimi i oksidit të azotit, mjeku Drishti thotë se mund të zbulohet vetëm me analiza laboratorike të thelluara.

Çfarë është ‘Tullumbacja’?

Bëhet fjalë për një substancë të gaztë. Dukjen e ka si një fishek, por pasi hidhet në tullumbace thithet njëlloj si heliumi që ndryshon zërin. Bëhet fjalë për oksidin e azotit, për të cilin në perëndim është dhënë alarmi për pasojat që sjellë në shëndet dhe disa shtete po mendojnë masa konkrete për ta konsideruar të paligjshme. Report TV

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...