Noterja “merr në qafë” aksionerët e firmës

Një shoqëri ndërtimi denoncon njërin prej ish-aksionerëve të saj, Sabri Shera, se ka bërë kontrata pa miratimin e kompanisë edhe pasi kontrata e bashkëpunimit ishte revokuar.

Sipas kontratës së bashkëpunimit në 16 Nëntor 2017, Sabri Shera figuron si investitor i parë dhe shoqëria e ndërtimit është investitor i dytë. Të dy palët morën përsipër të bashkëpunonin për ndërtimin e një objekti në kryeqytet, ku do të njihnin si ekskluzive një kontratë sipërmarrjeje me palën pronare të truallit të vitit 2012.

Pasi të zbardhej leja zhvillimore, pala pronare do të merrte 38 përqind të ndërtimit, 60 përqind Sabri Shera dhe 2% shoqëria. Shoqëria shprehu dakordësinë, që të drejtën e ndërtimit do ta kryente Sabri Shera, kurse leja zhvillimore do të ishte në emër të kompanisë.

Shoqëria me administrator Saim Ketën dhe ortak Mustafa Kurtin, vendosi të revokojë marrëveshjen e bashkëpunimit në Korrik 2022.

Me revokimin e saj kontrata e bashkëpunimti e humbi fuqinë juridike dhe nuk prodhon më asnjë pasojë të tillë për palët e mësipërme.

Por me ndihmën e noteres Perian Bodinaku, Sabri Shera përdori një prokurë të përgjithshme të Korrikut 2020, për të lidhur kontrata sipërmarrjeje, prenotime apartamentesh dhe njësish tregtare me qytetarë të ndryshëm.

Por, ka një problem: Në vitin 2022 Sabri Shera me revokimin e kontratës së bashkëpunimit, u zhvesh nga fuqia juridike.

Ndërkohë, në Prill 2023 shoqëria e ndërtimit shitet dhe kalon në pronësi të një administratori të ri, i cili për më tepër nuk shihet të figurojë në asnjë prej kontratave të reja të prenotimit, edhe pse nga një kërkim i thjeshtë në QKB, dukshëm shihet se ka administrator të ri.

Vetë noterja që revokoi kontratën e bashkëpunimit dhe zhveshi Sabri Sherën nga veprimtaritë juridike, për llogari të Sabri Sherës në këtë vendim sot i hap rrugën atij të kryejë veprime serioze në emër të këtij subjekti.

Në vitin 2023, kompania shitet, kishte një tjetër administrator dhe u shit tek një administrator i ri mbi të cilin kanë rënë këto pasoja të rëna. Noterja duhet të klikonte në QKB dhe të kontrollonte të dhënat dhe do të shihte se çdo gjë ka ndryshuar. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...