Greku vrau shqiptarin, vëllai i tij: Jemi të tronditur, la pas 3 fëmijë të vegjël

Mesditën e së premtes, banorët në Pire, Greqi u tronditën pasi një 68-vjeçar vrau shqiptarin Brigen (Keli) Limka, punonjës i një parkingu.

Vrasja mizore ndodhi kur pas një sherri mes autorit dhe viktimës, i moshuari është kthyer në parkingun ku po punonte 39-vjeçari dhe e ka qëlluar me pushkë duke e plagosur për vdekje.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe vëllai i shqiptarit. Duke folur për mediat greke ai ka thënë se familja është e tronditur nga kjo që ka ndodhur pasi vëllai i tij kishte 5 vite që punonte në parking dhe njihej nga e gjithë lagjia.

Ai tha se bashkëshortja e vëllait të ndjerë është në gjendje të rënduar pasi 3 fëmijët kanë mbetur pa baba.

Vëllai im nuk na kishte thënë kurrë asgjë për këtë njeri. Nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Nuk e di kush është ky person. Vëllai im punonte në këtë parking prej pesë vitesh. Ai ishte shumë i njohur në lagje.

Më vonë morëm vesh se vrasësi i vëllait tim ishte ngatërruar me gjithë lagjen. Çfarë duhet të kërkojmë ne si familje? Këtu humbi jetën një i ri me tre fëmijë të vegjël. Gruaja e tij është në një gjendje të mjerueshme shpirtërore. Jemi ende në pritje të varrosjes së vëllait tim.

Rikujtojmë se vetëm nëntë sekonda, i mjaftuan 68-vjeçarit në Pire për t’i marrë jetën 39-vjeçarit, baba i tre fëmijëve. Mes tyre kishte pasur një debat, i cili sipas dëshmitarëve okularë ishte një ngjarje thuajse e përditshme, pasi 68-vjeçari po debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe me fqinjët e tjerë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...