“Fole ti e më përplasën në bide”, azili privat zhduk dokumentacion

Dy javë më parë “Stop” transmetoi denoncimin e zonjës Nafije në adresë të Azilit Privat “Rrezet e jetës”.

Në këtë shtëpi për kujdesin e të moshuarve ishte akomoduar nëna e saj, e ndjera Kadrije Ruko nga djali i madh. Sipas Nafijes, nëna 86 vjeçare e paralizuar, është dhunuar dhe abuzuar në këtë institucion.

Nafija e vizitonte të ëmën dhe kjo e fundit i thoshte, se e keqtrajtonin e nuk i jepnin për të ngrënë e për të pirë.

Madje vetë Nafija konstatoi hematoma në trupin e së ëmës së ndjerë. Zonja Nafije ka edhe fotografi, që i ka bërë së ëmës ku duken shenjat e abuzimit.

Lili Sadaj, bashkëshortja e administratorit të azilit “Rrezet e Jetës”, tha se e ndjera Kadrije, herë pas here bënte veprime të pakontrolluara.

Nga ana tjetër, për doktorin e qendrës Selim Ibrahimi, diagnoza ishte tension dhe probleme kardiake.

Pas transmetimit të “Stop”, inspektori i Drejtorisë së Inspektimit të Standardeve të Shërbimeve Shoqërore Ardian Stafa, pas kontrollit në këtë institucion thotë, se nuk është gjetur asnjë situatë e dokumentuar, ngjarje pozitive apo incidente.

“Mungon kjo lloj gjëje për të gjitha”.

Azilit privat i është lënë detyrë, që të dokumentojë çdo vizitë, përshtypje apo ankesë, dhe nëse nuk plotësohet kjo detyrë, “Rrezet e jetës” mund të përballet me pezullim të licencës.

“Kemi mosdokumentim. Kjo bën që një nga standardet që rregullon gjithë procedurën e trajtimit të ankesave dhe më gjerë të mos jetë përmbushur. Janë lënë masa, të trajtohen me procedurë, të regjistrohen të gjitha incidentet. Kuptohet që kur thua procedurë ke parasysh të dokumentosh si e ke trajtuar. Mospërmbushja nga ana e qendrës më pas do të bëjë shkak për propozim sanksionesh siç i propozon ligji”./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...