Shkodra, qyteti i parë në shqipëri me internet falas nga IBC Telecom në të gjitha pikat turistike

Në një hap tjetër drejt modernizimit dhe përmirësimit të infrastrukturës teknologjike në Shqipëri, Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka sjellë një lajm të bukur për qytetin e Shkodrës.

Në një video të publikuar në duke ururar javë të mbarë, Kryeministri tregon se Shkodra është qyteti që ofron internet falas për të gjithë qytetarët dhe turistët që vizitojnë këtë vend të bukur.

Ky lajm ka bërë që Shkodra të dalë në përparësi krahasuar me qytetet e tjera të Shqipërisë, duke i ofruar qytetarëve dhe vizitorëve një shërbim të rëndësishëm teknologjik.

IBC Telecom është kompania që sjell këtë risi, duke ofruar internet falas me teknologjinë e fundit WIFI 6 në të gjitha vendet turistike të Shkodrës, duke përfshirë Kalanë Rozafa, Shirokën, Velipojën, Thethin, dhe shumë vende të tjera.

Ky hap ka potencialin do ndikojë pozitivisht në zhvillimin e turizmit në Shkodër, duke bërë që qyteti të jetë një destinacion edhe më tërheqës për vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë.

Mundësia për të përdorur internetin falas në vendet turistike do të lejojë turistët të qëndrojnë të lidhur me botën diku larg shtëpisë, duke shfrytëzuar shërbimin e IBC Telecom.

Kjo njoftim është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe përmirësimit të infrastrukturës teknologjike në Shqipëri dhe shpalli Shkodrën si një qytet inovativ dhe të përgatitur për të ardhmen.

Qytetarët dhe turistët të cilët do të vizitojnë Shkodrën tani do të kenë akses të lehtë dhe të shpejtë në internet, duke bërë që qyteti të ndihet edhe më i pritshëm dhe i përshtatshëm për të gjithë ata që e vizitojnë.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...