Horoskopi javor sipas astrologut Jorgo Pulla. Tregoni kujdes, do…

Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se është një javë me pak vështirësi dhe ku duhet të kemi kujdes. Kërkohet vëmendje, kërkohet kohë në lidhje me çështje që duam të realizojmë. Motoja e kësaj jave është: verifikoj, veproj, arrij! Java nis me Hënën në Akrep, në çdo hap që do të hedhim duhet të kontrollojmë gjithçka. Trekëndëshi i Hënës në Saturn do të na japë mundësi për një organizim sa më të mirë duke bërë që të jemi të kujdesshëm në gjërat që marrim përsipër. Më datën 19 shtator, kujdes mos u nxitoni në marrje vendimesh! Më datën 21 shtator, trekëndëshi që bën Dielli në Pluton na jep mundësi për fillime të reja, mundësi të reja dhe shumë përfitime. Gjithashtu data 24 shtator ku Hëna kalon në shenjën e Bricjapit do të bëjë që të ndihemi më mirë, më të sigurtë në anën ekonomike, por jo vetëm. Edhe ana shpirtërore do të ketë një ndikim pozitiv përgjatë fundjavës.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin e detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 18-24 shtator 2023.

Shenja e zhvillimeve të reja dhe e besimit të madh në vetvete. Përgjatë kësaj jave e cila do të jetë dinamike për Dashin, falë sigurisë dhe besimit do të arrijë disa qëllime që ka vënë. Është një periudhë me ndikime pozitive në lidhje me punën dhe me marrje vendimesh. Edhe pse do të jetë një javë e lodhshme, do të jetë e mirë pasi do të korrin me sukses të gjithë mundin e tyre. Dashi në këtë periudhë ndjehet shumë mendjehapur, i sigurtë pasi di shumë mirë çfarë duhet të bëjë dhe ku do të arrijë. Është momenti ideal, stabilizues në çështjet e punës dhe në karrierë. Punët që keni në dorë mundohuni që t’i mbyllni përgjatë kësaj jave, pasi çdo portë do të jetë e hapur për ju dhe suksesi është i garantuar. Ndaj, shfrytëzojeni sa më mirë këtë moment! Lidhjet që kanë të bëjnë me jashtë, lidhen me çështje dokumentacioni. Verifikoni dhe shikoni me kujdes mos keni gabuar diku, kujdes. Vendimet që merren, periudha kur ndodhin fenomenet është pikërisht kjo kohë. Në çështjet sentimentale është momenti më i mirë i stabilizimit, ndërsa për të palidhurit kujdes në njohje të reja.

Shenja e padrejtësive dhe e fitores së madhe në çështjet ligjore dhe ekonomike. Demi është në vendin e duhur, në kohën e duhur. Në fushën e punës do t’ju jepet mundësia për të zgjidhur një çështje të vështirë pikërisht tani. Mundësitë e zhvillimit në karrierë do të jenë shumë të mëdha përgjatë kësaj periudhe. Është një kohë perfekte për ndryshime të mëdha dhe për nisma e fillime të reja. Për ata që ndodhen jashtë, është gjithashtu një muaj shumë pozitiv në lidhje me çështje dokumentacioni, dhe pikërisht kjo javë është java më e mirë në këtë drejtim. Është momenti i duhur për të stabilizuar gjithçka, është një kohë vendimtare për ju. Në çështjet sentimentale pak kujdes, mund të merrni përsipër fajin e të tjerëve. Mos u nxitoni në njohje të reja!

Shenja e zgjuarsisë dhe realitetit në kontrata të mëdha ekonomike. Binjakët kanë korrektësinë dhe kontrata të rëndësishme që do të bëjnë tani, të cilat lidhen me punën e tyre, lidhen me ekonominë. Duket se ka ardhur momenti për Binjakët përsa i përket punës dhe zhvillimit në karrierë. Ndikimi planetar do të jetë favorit për të arritur në maksimum përfitimin financiar, gjithashtu do të keni ndihmë të madhe njerëzit që ju rrethojnë. Është pikërisht kjo kohë ideale për të stabilizuar vazhdimësinë tuaj ekonomike-financiare. Keni të gjitha mundësitë për të arritur synimet dhe qëllimet tuaja! Në çështjet shpirtërore është një javë e qetë, pasi fokusi juaj më i madh do të jetë në fushën e punës, por gjithsesi pak vëmendje dhe kujdes në përkushtimin ndaj partnerit apo partneres.

Shenja e zgjuarsisë dhe përparësisë. Gaforrja arrin majat në fushën e punës, arrin majat në karrierë. Vendime të rëndësishme do të marrë përgjatë kësaj periudhe, vendime të cilat kanë lidhje me disa ndryshime të mëdha. Është një kohë shumë pozitive, ku nuk ka vend për shqetësime. Janë ndryshime historike, janë ndryshime pozitive dhe momentet e duhura janë vendimtare. Atë që nisni të bëni, mos u dorëzoni, ecni drejt pa u kthyer majtas djathtas. Vetëm kështu, suksesin do ta keni të garantuar. Gjithashtu do të kenë mundësi për të përfituar në çështje të dokumentacionit apo në çështje ligjore. Është një kohë e përshtatshme, ideale dhe stabilizuese në ekonomi. Keni mundësinë e ndryshimit dhe është momenti i duhur për arritjen e synimit që ju keni. Në çështjet që lidhen me anën shpirtërore, këtu duhet të keni pak kujdes sepse ndryshe mendoni, ndryshe veproni. Për lidhjet me probleme mundësitë janë të mira për ribashkim.

Shenja e kuptimit, e rëndësisë së punës dhe përfitimit të së drejtës. Luani kupton shumë, por flet pak. Është një moment shumë favorit ky për Luanin ku çdo gjë do të vihet në vend. Është pikërisht kjo periudhë e cila vërtetë ka të bëjë me anën ekonomike si dhe me disa çështje të cilat do të marrin zgjidhje dhe do të realizohen. Fokusi më i madh i kësaj jave do të vijojë ekonomia. Edhe pse keni pasur kohët e fundit pak vështirësi në këtë drejtim, ka ardhur momenti perfekt i stabilizimit ekonomiko-financiar. Është një periudhë shumë e mirë në blerje të reja dhe investime. Mundësitë dhe mënyrat e përfitimit do të jenë të mëdha. Do të merrni një vendim të rëndësishëm në lidhje me një ndryshim të papritur në punën tuaj, por nuk ka vend për t’u shqetësuar. Koha ka treguar se ju jeni me shumë fat, sidomos në fushën e punës dhe karrierës. Në fushën shpirtërore një takim të rëndësishëm do të realizoni, ndërsa një lidhje me pengesa mund të ketë shance rikuperimi.

Shenja e vazhdimësisë dhe e drejtësisë. Për Virgjëreshën duket se është momenti i duhur përsa i përket çështjeve të punës, përsa i përket takimeve që do të bëni. Ka një mundësi shumë të mirë tani në lidhje me karrierën tuaj. Duhet të jeni vigjilent për gjërat që ndodhin, një gabim që mund të bëhet zor se rregullohet, prandaj mundohuni që të jeni sa më të vëmendshëm, sa më të kujdesshëm në çështjet e punës, në ndryshime që do të keni tani e tutje. E rëndësishme është të keni idetë e qarta se ç’do të bëni në vazhdim. Planifikimi do të jetë arma juaj e fortë drejt suksesit. Është një periudhë ku ju mund të ndikoheni dhe gjërat të mos jenë ashtu siç ju i prisnit. 10-të ditëshi i dytë mund të ketë një ngërç të vogël ekonomik. Në çështjet shpirtërore nëse jeni në pritje të një ndryshimi duket se shumë shpejt ai do të ndodhë. Bashkim familjar për lidhjet me jashtë. Është koha e duhur për Virgjëreshat për vendim marrje!

Shenja më popullore, më entuziaste dhe më telepatike në këtë periudhë. Duket se Peshoret kanë një ndikim pozitiv në anën ekonomike financiare, por duhet patur kujdes për gjërat që doni të bëni. Nëse nuk jeni të sigurtë për të bërë ndryshime, prisni pak, sepse koha ka treguar – i duruari, i fituari. Megjithëse ju keni shumë mundësi, në anën tjetër Peshoret gjithmonë ndikohen dhe arrijnë atë që duan. Por duhet patur kujdes, meqënese Dielli në shenjën tuaj hyn në datën 23 shtator ndikon shumë në ekuinoksin e vjeshtës, fillime të reja, ndryshime të mëdha do të ketë. Çfarë do të mbillni atë do të korrni përgjatë këtyre 3 muajve. Në çështjet ekonomike do të jeni më të favorizuar, pritet diçka e madhe të ndodhë. Në fushën e dashurisë duket se disa probleme do të marrin zgjidhje, më në fund do të arrihet ajo që ju dëshironi. Mundohuni që çdo konflikt apo problem t’a zgjidhni përpara datës 23 shtator.

Shenja mistike dhe sekrete. Nxirren në sipërfaqe gjëra të rëndësishme për ju, por problem për disa të tjerë. Është një javë pozitive për Akrepët, një dokument pasurie mund të marrë zhvillime favorite për ju. Gjithashtu do të shikoni dhe realizoni disa gjëra të cilat më parë ishin disi të vështira. Duket se ndikimi planetar do të jetë shumë i fuqishëm, Hëna në shenjën tuaj do t’ju japë mundësinë për të qenë më kërkues dhe për të menaxhuar më së miri gjithçka në jetën tuaj. Më i favorizuar në këtë drejtim do të jetë 10-të ditëshi i parë me aftësi perfekte organizimi. Edhe pse mund të duket një periudhë disi e vështirë dhe e lodhshme do të jetë nga ana tjetër shumë e dobishme dhe fitimprurëse. Gjithashtu është një moment i mirë në fushën e dokumentacionit. Nëse keni për të bërë një aplikim, bëjeni tani pasi është momenti i duhur. Në fushën sentimentale nën ndikimin e Hënës dhe Saturnit do të keni mundësi për ndryshime të mëdha.

Ndryshim pune, zhvillim në ekonomi dhe fejesa… Statistikat duket se flasin pastër, zhvillime të qarta në ekonomi. Idetë tuaja janë të qarta dhe do arrini aty ku ju dëshironi. Ekonomia është çelësi i suksesit tuaj. Shigjetarët në fakt janë të zotët në trajtimin e çështjeve ekonomike, e cila është baza dhe fokusi i tyre kryesor. Edhe pse duhet thënë se nga ana tjetër Shigjetarët janë dhe shenja që e shpërdoron disi lekun, por që nuk mbetet asnjëherë pa para. Të tre 10-të ditëshat do të kenë ndikime pozitive. Është një mundësi shumë e mirë përsa i përket punës dhe karrierës. Për ata që ndodhen jashtë dhe që janë në pritje të një dokumentacioni, një lajm të gëzuar do të marrin. Është momenti i duhur për stabilizimin financiar. Në punën tuaj mund t’ju komunikohet për të marrë një vendim shumë të rëndësishëm. Kujdes, pranojeni atë ofertë por me kushtet që ju vendosni! Çdo gjë do të arrihet falë rëndësisë që ju i jepni gjërave. Pak vëmendje bëni ditën e premte. Në çështjet shpirtërore kujdes, mos e lini pas dore lidhjen tuaj dhe jetën familjare.

Shenja e kontributeve të mëdha dhe sigurisë në të ardhmen. Bricjapët kanë mundësinë për të arritur në finish, duke patur parasysh kohën, momentin dhe periudhën. Fillimi i kësaj jave dhe fundi i kësaj jave jep mundësi për të fituar në çështjet e punës dhe në stabilizimin ekonomik. Duket se çdo gjë përgjatë kësaj jave do ta arrini me lehtësi dhe me sukses. Është një javë që ju ofron dhe shumë mundësi të reja, kjo falë ndikimit planetar favorit. Në karrierë do të keni ngritje, sidomos ata që janë në role drejtuese. Keni patur disa ulje-ngritje në punën tuaj, por duket se tani keni gjetur vendin tuaj stabilizues. Gjithashtu nëse jeni në pritje të një çështje ekonomike-financiare mundet të arrini aty ku ju doni. Kujdes vetëm nga disa debate të vogla, të cilat edhe pse kalimtare mund t’ju mërzisin. Një nga mundësitë më të mira që ju keni është ekonomia, të cilën do ta stabilizoni njëherë e mirë. Në fushën shpirtërore gjërat duken se janë pozitive.

Shenja e sakrificës, shenja e mundimeve të mëdha, e kalvareve të gjata… keni kaluar një periudhë paksa të vështirë, përballuat stuhi, por tani ka ardhur koha që të riktheheni në qetësinë tuaj. Ka ardhur momenti që për fushën ekonomike financiare të mos shqetësoheni më. Është një periudhë mjaft e mirë ku ndikimi planetar do t”ju favorizojë për tre muajt e ardhshëm. Pritet të merrni disa vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me punën tuaj dhe me karrierën. Është momenti juaj, është koha për ndryshime në favorin tuaj! Shijojeni sa të mundeni këtë periudhë, pasi nuk ka vend për shqetësime. Mos dëgjoni lart e poshtë çfarë thonë të tjerët, ju ecni vetëm përpara dhe do të dilni të fituar! Momentet janë perfekte, ndikimet gjithashtu. Për Ujorët që ndodhen jashtë, një çështje dokumentacioni apo një çështje ligjore duket se do të marrë zgjidhje. Ndikimi planetar për Ujorët do të jetë shumë i madh, pasi Urani në një kënd që bën me Jupiterin jep mundësi në zgjidhje problemesh. Në fushën sentimentale, kujdes mos u shqetësoni për gjëra të vogla.

Shenja e pastërtisë, çiltërsisë dhe vullnetit për të ardhmen. Fokusi më i madh i Peshqve do të jetë familja. Është një periudhë e mirë kjo në familjen tuaj, një lajm për pasardhës nuk është çudi të ndodhë, një vizitë shëndetësore do të shkojë me sukses… Është momenti i duhur për të bërë gjëra të rëndësishme! Kjo vjeshtë do të mbahet mend për shumë shenja të zodiakut. Është koha më e mirë për të reflektuar dhe për të zgjidhur çdo çështje në më të mirën e mundshme. Një ndikim që ka të bëjë tani do të ndryshojë shumë gjëra në jetën tuaj, ky ndikim zgjat deri më datën 13 dhjetor. Disa çështje do të dalin mbi sipërfaqe, do të keni një zhvillim në fushën e punës dhe në atë të ekonomisë. Kujdes dhe vëmendje për të vepruar dhe përfituar në momentin e duhur. Në çështjet shpirtërore do të keni një mundësi të mirë për të stabilizuar lidhjen tuaj dhe për ta çuar aty ku ju dëshironi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...