“Shtatzënia” fut në sherr Kiara Titon me miqtë e saj, çfarë i ndodhi moderatores

Edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Kiara dhe Luiz vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Fansat kanë ndjekur me vëmendje çdo hap të tyrin, duke e shndërruar në dyshen më të dashur për publikun.

E si shpesh ndodh, interes të madh ka edhe për miqtë dhe rrethin e ngushtë të tyre, duke dashur të zbulojnë diçka më shumë nga detajet e çiftit. E kanë qenë pikërisht miqtë e moderatores që ditët e fundit kanë informua mediat për një shtatëzani të mundshme të Kiarës.

Lajmi u përhap menjëherë në rrjet, duke u shprehur se miqtë kanë zbuluar se ajo është vetëm 5 javëshe shtatëzënë, si dhe lajmi po mbahet sekret nga të gjithë të afërmit. Megjithatë, duket se lajmi i shtatëzanisë ka trazuar jo pak çiftin. Nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë, fakti se ky thashethem ka dalë nga miqtë e Kiarës, e ka bezdisur jo pak moderatoren, që i është dashur të gjejë “spiunin” mes miqve që informon portalet me lajme rreth jetës së saj private.

Me daljen e shumë detaje nga jeta e saj personale, Kiara është bërë më diskrete me miqtë e saj, duke preferuar që lajmet rreth marrëdhënies me Luizin, ti ndajë vetëm me rrethin e saj të ngushtë. Kështu, lajmet për një shtatëzani të sajën, kanë bërë që moderatorja të humbasë disa miq, që më herët ka pasur bashkëpunim në televizion me ta.

Asnjë nga personat e afërt që rrijnë pranë saj nuk e kanë konfirmuar këtë lajm, duke u shprehur se edhe nëse ajo është në pritje të ëmbël, vështirë se kaq herët dikush nga shoqëria e bashkëpunëtorët e saj mund ta dinë. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Kiara përflitet për një shtatëzani të mundshme. Edhe pak javë më parë, në rrjet u publikua ky lajm.

Çfti ka festuar 30-vjetorin e martesës së prindërve të Kiarës pak kohë më parë, dhe nga videot dhe fotot e publikuara u shtuan aludimet se çifti do të bëhen prindër. Kjo pasi Kiara shfaqet me barkun e rrumbullakosur, i cili bie menjëherë në sy edhe nga veshja e moderatores. Menjëherë komentet në rrjet kanë nisur të aludojnë se në fakt moderatorja është shtatzanë.

E në fakt, ashtu si edhe u duk në video, Kiara u shfaq me një bark disi më të rrumbullakosur se zakonisht, por shkak për këtë mund të jetë bërë edhe qepja e fustanit.

Edhe pse pak javë më parë, kur çifti ndodhej me pushime në Turqi me anë të një video “live” në “Instagram” sqaruan për publikun thashethemet për një shtatzëni të mundshme të Kiarës, pamjet e fundi tregojnë të kundërtën duke ngjallur aludime përsëri.

“Këtu nuk kemi test shtatzënie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra, Kiara nuk është shtatzënë”, u shpreh Luizi në video “live”. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother”, Luiz Ejlli është shprehur se dëshiron të ketë sa më shumë fëmijë me Kiarën.

Ai madje ma shaka ka thënë që gjatë muajit të mjaltit dëshironte që të ikin dy dhe të kthehen tre(duke shpresuar për një shtatzani të Kiarës). Ndërkohë që, muaji mjaltit ka përfunduar, Luizi ka ngacmuar fansat me një postim të bërë në profilin e tij të Instagramit, mbrëmjen e kaluar. Këngëtari ka publikuar një fotografi, ku shihet së bashku me Kiarën, teksa mban një foshnje në krahë.

“Sa shpejt kalojnë vitet. Më duket sikur kaluan katër muaj nga ‘Big Brother’ dhe ja ku jemi sot. Po bëj prova për ‘story’ që do bëjmë pas disa kohësh”, shkruan artisti bashkëngjitur postimit. Kaq është dashur që komentuesit të shpërthejnë në urime për çiftin, ku madje dikush shkruan: “Zemra vendit po më del”.

Si ta kuptojmë ne këtë? Edhe pak ditë më parë, Luizi sërish ka bërë zhurmë me foton e publikuar në Instagramin e tij. Këngëtari qëndronte pranë një barku të rrumbullakosur, duke shkruar “Rrahjet më të bukura në botë”.

Por, rrjedhimisht barku aq i madh nuk kishte sesi të ishte i Kiarës. Megjithatë, sinjali ka qenë i qartë për ndjekësit. Thashethemet për një shtatëzani të mundshme të Kiarës, kanë nisur që në nisje të verës. Prezantuesja publikoi një foto në rrjetet sociale, ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur. Në atë kohë, ishte Luizi që zgjodhi ta përgënjeshtronte lajmin, duke thënë se ende nuk janë në pritje të një fëmije. Nga ana tjetër, Kiara ka zgjedhur që të heshtë për të gjitha këto zëra.

Madje, në rrjetin e saj social të shumtë janë pyetjet e fansave, nëse ajo është në pritje të një fëmije, por gjithnjë ajo ka zgjedhur që mos të përgjigjet. Në rrjetet e saj sociale, Kiara vijon të postojë foto të bashkëpunimeve, duke u shfaqur në top formë, larg linjave të një gruaje shtatëzane.

Së fundmi Kiara ka publikuar një foto ku shfaqet plot stil. Mirëpo një detaj që vihet re në veshjen e saj është minifundi i cili lejon të duket edhe një pjesë e të brendshmeve të moderatores .Dhe nuk kishte si të mos mungonte dhe komenti epik i Luizit i cili në formë shakaje shprehet se Kiara është dobësuar dhe prandaj i ka rënë pak minifundi.

“Ështe dobësuar, prandaj i ka rënë pak minifundi. Faleminderit për mirekuptimin”, shkruan teksa nuk kanë munguar dhe reagimet e fansave ndaj komentit të tij. Familjes së tyre tashmë i është bashkangjitur edhe nëna e këngëtarit. Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë nga miqtë e afër të çiftit, Luizi ka kërkuar që nëna e tij mos të largohet më nga Shqipëria, por të nisë jetesën së bashku me ta.

Nuk e dimë nëse nëna e tij e ka pranuar ftesën e të birit, duke lënë kështu përfundimisht SHBA-në dhe familjen e vajzës ku dhe jeton, për t’u shpërngulur përfundimisht në Tiranë, ku edhe do të jetë me Kiarën e Luizin. Por, nga ajo që shohim, nëna e tij është ende në Tiranë, ndonëse ka ardhur muaj më parë.

Ndoshta, kjo është një shenjë që në fakt ajo e ka pranuar ftesën dhe tashmë është pranë të birit dhe nuses së tij, ndoshta edhe si një ndihmë e shtuar në planet që ata kanë për zgjerimin e familjes së tyre./sot.com.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...