Po pimë më shumë alkool, shtohet konsumi edhe te gratë

Pirja e alkoolit është kthyer në një aktivitet të zakonshëm shoqëror.

Edhe pse ndër vite konsumi i tij është lidhur ngushtësisht me gjininë mashkullore, vitet e fundit numri i vajzave dhe grave të cilat konsumojnë alkool rregullisht ka qenë në rritje.

“Jam 21 vjeçe, brenda moshës së lejuar. Më shijon alkooli, zakonisht konsumoj një gotë verë çdo darkë gjatë javës, në fundjavë e tejkalojmë pak”, shprehet një vajzë 21-vjeçare.

Konsumatorët e alkoolit e lidhin këtë trend me ndryshimin e mentalitetit

“Sot jemi në një lloj tranzicioni që çdokush i lejohet të konsumojë ç’të dojë për sa kohë është Brenda moshës, dhe nuk besoj që duhet të ndikojë njeri tek zgjedhja e dikujt”, shprehet më tej vajza.

Në një vëzhgim që Top Channel ka bërë gjatë mbrëmjeve në kryeqytet, vërehet që në bare apo lokale ka një numër të lartë të vajzave nën përdorimin e alkoolit, por a po ngushtohet hendeku gjinor dhe si lidhet ky trend i vajzave dhe konsumit të alkoolit?

“Ka një rritje të dëshirës për të konsumuar alkool, kërkojnë pije specifike super alkoolike, si rumi, gin, tekila. Kjo tregon që femrat po informohen për alkoolin, deri sa informohen domosdoshmërish do konsumojnë me shumë. Mund të ketë pasur dikur një hendek po sot nuk e vë re fare”, është shprehur një barmen.

“Pinë pak a shumë barabartë me çunat. Ka nisur një kulturë që bëjnë konkurrencë me djemtë. I shikon të shtrira nëpër karrige, në tualet, etj, vetëm se janë në garë me djemtë, por në të njëjtën kohë kam vënë re që vajzat kanë rritur edhe konsumin e birrës”, shprehet një bariste tjetër..

Edhe në SHBA, sipas një studimi të fundit të kryer nga Instituti Kombëtar i Abuzimit me Alkoolin dhe Alkoolizmin, të dhënat kanë treguar se gratë kanë tejkaluar burrat në pirjen e tepërt. Një ndër arsyet me të shpeshta të konstatuara është edhe rritja e nivelit të stresit dhe ankthit.

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales në Shkodër, është kthyer në një shqetësim serioz për banorët dhe drejtuesit e automjeteve. Gropat...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma vijon të jetë e aksesueshme, megjithëse me vështirësi dhe shenja të qarta të një bllokimi...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...

Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti përplaset me ambulancën

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik. Një...

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, investim strategjik për zhvillimin e turizmit

Projekti infrastrukturor Shëngjin-Velipojë, me vlerë 3.8 miliardë lekë, është...