Nena tregon se si shitet droga ne shkolla. Prinder beni kujdes…

Ndër vite, janë denoncuar në media raste të përsëritura të nxënësve qoftë në shkolla 9-vjeçare apo gjimnaze të cilët shfrytëzonin pushimin e gjatë apo linin orët e mësimit për të konsumuar substanca të ndryshme narkotike, kryesisht cannabis sativa.

Së fundmi, për mes një bashkëpunimi të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së arsimit janë goditur grupe kriminale të cilat kishin shtrirë tentakulat pranë shkollave.

“Më këputet shpirti. Si nuk shqetësohem. Se janë të vegjël, të njomë, e pinë fshehurazi” , tha një gjyshe për Tch

Po si e marrin? Mos duhet të shtohen masat edhe kontrollet?

“Po thjesht fare, ja i fusin duart këtu te kangjellat e ua japin, ose aty te pema”, tregon ajo. Nga shtimi i masave në shkolla përmes paketës së sigurisë, nxënësit që kanë krijuar varësi prej substancave narkotike po përpiqen të mos dalin hapur në konsumimin e tyre. Megjithatë, ata i gjen të pranishëm në qoshet e institucioneve arsimore…

“Unë them mos pini se nuk bën mirë. Kam pasur shokë që e konsumojnë, por u largova se s’doja të futesha në rrugë të keqe”, u shpreh ajo. Parandalimi i kriminalitetit këtë vit të ri mësimor nuk synohet të përqendrohet vetëm brenda ambienteve të rrethuar të shkollës, por edhe jashtë saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...