Doktoresha tregon përse nuk duhet të përdorim tiganët ‘kundër ngjitjes’ nëse janë gërvishtur

Një doktoreshë e njohur në rrjetin TikTok paralajmëron kundër përdorimit të disa tipeve të tenxhereve e tiganëve për të gatuar.

Nëse i ruani ende pajisjet e vjetra të kuzhinës atëherë shumë mirë për ju, por shumë prej nesh i humbasin ato dhe detyrohen të blejnë të reja ose pajisje që reklamohen për lehtësira të shumta që shpesh nuk hyjnë në punë.

Megjithse enët e vjetra të kuzhinës mund të jenë të shtrembëruara ose të gërvishtura nëse janë çeliku mund të jenë më të shëndetshme.

Dr Poonam Desai këshillon në videot e saj në TikTok se cilat tiganë të shmangni.

“Ato tiganë me shtresë kundër ngjitjes që është gërvishtur ose krisur, mos i përdorni pasi mund të lëshojnë miliona mikro-plastika ose metale të tjera në ushqimin tuaj”.

“Mikroplastikat janë çrregullues të endokrinës dhe shkaktojnë zhbalancim të hormoneve, probleme fertiliteti apo rritje të rreziku të kancerit”.

Por ka akoma më shumë teksa Dr Desai udhëzon të mos përdorim as tenxheret e qeramikës që janë të gërvishtura.

“Enët e gatimit prej qeramike kanë një shtresë alumini nën sipërfaqe dhe kjo mund të rrjedhë te ushqimi juaj”, thotë ajo.

Pra doktoresha e TikTok thotë t’i shmangemi enëve të gatimit me shtresën kundër ngjitjes dhe atyre të qeramikës që janë të gërvishtura, duke thënë se ajo i hedh ato menjëherë jashtë.

Dhe në fakt sipas rrjetit shëndetësor Healthline, enët me shtresën kundër-ngjitjes janë të veshura me një material të quajtur poly-tetra-fluoro-ethylene (PTFE), i njohur shkurt si Teflon, i përbërë nga karbon e fluorinë.

Në artikull shtohet më tej: “Dekadën e fundit enët e gatimit kundër ngjitjes kanë qenë nën hetim për dëmtim sistematik të shëndetit”.

“Shqetësimet janë për kimikatin acid perfluoro-oktanoik (PFOA), që përdorej më parë po jo së fundmi, si dhe kimikate të tjera të dëmshme të përdorura, si PTFE.”

Healthline konkludon: “Këto enë nuk duhet të përdoren në nxehtësi të lartë, dhe kur shtresa e Teflon nis të shpërbëhet nga gërvishtjet ose copëtimet, ena duhet zëvendësuar”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...