Burri i jep fund jetes ne varrin e gruas pasi nuk jetonte dot pa te

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Ballsh ku mesohet se Petrit Jaupaj, 60 vjeç, banues në këtë qytet, në gjendje në rënduar emocionale i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë pranë varrit të bashkëshortes së tij.

Për pasojë 60-vjeçari është gjetur i vdekur nga qytetarë të tjerë në varrezat publike të Ballshit.

Mësohet se Petrit Jaupaj ishte mësues i lëndës së Bio-Kimisë në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” të Ballshit, ndërsa rreth një vit e gjysmë më parë bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Trupi i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Ngjarja ka tronditur familjen, nxënësit dhe të afërmit e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....