Rreziku nga fatkeqësitë/ Qytetarët shkodranë ende nuk pranojnë të sigurojnë pronën

Vitet e fundit rreziku nga zjarret ka qënë gjithnjë e më i lartë në vendin tonë. Efektivët zjarrëfikës në Shkodër, në punën e tyre të përditshme disa herë kanë listuar disa probleme siç janë trafiku, bumet në qytet, parkingjet e gabuara, por mbi të gjitha rrugicat e ngushta që në jo pak raste e kanë bërë të pamundur kryerjen e punës me sukses.

Referuar edhe ngjarjes së rëndë të një dite më parë në Tiranë ku një pallat disa katësh thuajse u shkrumbua, ekspertët e sigurimeve private janë të mendimit që sigurimi i objekteve dhe pronës duhet të jetë i detyrueshëm.

Në Shkodër ende nuk janë të shumtë qytetarët të cilët zgjedhin të sigurojnë pronën, kjo edhe për shkak të vlerës monetare. Ndonëse bazuar tek dëmet që mund të shkaktohen në rast fatkeqësish vlera e sigurimi është thuajse e papërfillshme, 1 euro për metër katror. Sigurimi i objekteve varet edhe nga zona e banimit! Vitet e fundit qeveria shqiptare propozoi që të ketë një ligj të posaçëm i cili i detyron qytetarët që të sigurojnë pronën, por deri më tani ky propozim është kundërshtuar nga agjensia e mbrojtjës së konsumatorit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ura e Mesit, Thesari Historik dhe Turistik i Shkodrës

Ura e Mesit, e ndërtuar në vitin 1768 nga...

Xhamia e Plumbit, një nga 50 monumentet më të bukura të botës

Punimet për restaurimin e Xhamisë së Plumbit po avancojnë...

TikTok bllokon aksesin në SHBA. Mesazhi për përdoruesit: “Për fat të mirë vjen Trump”

Platforma e famshme e videove të shkurtra, TikTok, ka...

Çdo ditë n’Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t’amëlcimi

Asht nadje heret nan Rozafat. Përlotem tue e mallnue...