Rrëfehet Adi Sybardhi: Jam i pari në Shqipëri që solla ndërthurjen e saksit me ritmet folk

Adriano Manushi i njohur me emrin e artit si Adi Sybardhi, është një ndër saksofonistët më të njohur në Ballkan. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka folur për karrierën e tij, duke zbuluar se si u bë pjesë e botës së muzikës.

Adi ka theksuar se ai ishte i pari në Shqipëri që solli alternimin e saksit me ritmet folk.

“Unë kam dal për herë të parë në moshën 14-vjeçare në skenë. Unë e kam nisur me veglat frymore, me klarinetën. Bëra një kurs, isha shumë mirë, do të konkuroja dhe për Lice, isha nga më të mirët për klarinetë, por i vumë mend ahengut. Unë kam dy shkolla, atë shkollën e rrugës dhe atë shkollën që bëm.

Saksi ishte gjë tjetër. Shkoja për pushime në Bulqizë. Shkova në një shtëpi kulture dhe ishte një saks i madh dhe unë hipja lart në karrige se nuk më arrinin këmbët.

Unë e solla në një mënyrë tjetër, se i bie saksit me ritme folk”, u shpreh Adi.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...