“Antishqiptar, pasurohet në Shqipëri dhe shan kombin”, Bledi Mane sulmon Arjan Çanin

Gazetari Bledi Mane ka qenë i ftuar këtë të premte në një emision, ku foli në lidhje me procesin gjyqësor për blerje votash ndaj kyebashkiakut të zgjedhur të Himrarës, Fredi Bleri.

Duke komentuar në lidhje me procesin gjyqësor, ai u ndal dhe te mbrojtja që Arjan Çani i ka bërë rastit të Belerit së fundmi në një intervistë të tij.

Mane tha se Çani është një person i cili pasurohet çdo ditë në Shqipëri, por e shan atë në çdo dalje të tij publike.

Ai shtoi se nëse një gazetar grek do të fliste keq për kombin e vetë, ai nuk do të mund të dilte më kurrë në televizionet greke.

“Janë disa çështje Dhuli që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, unë dje zotëri kam mbetur i shokuar nga një tjetër Beler i medias shqiptare që quhet Arian Çani. Antishqiptari më i thekur i medias shqiptare, njeriu që pasurohet çdo ditë në Shqipëri dhe shan Shqipërinë. Arian Çani është njëriu që i hapen dyert, dritare, shpartallon nacionalizmin, shan kombin, shan popullatën dhe një tjetër Beler i lihen këto hapsira. Belerit ia treguam vendin. Me kushtetutë asnjë vend nuk të lë të sulmosh atdheun tënd. Imagjino të ishte një korenspondent i juaji në Athinë, të dilte te Sky ose te ERT dhe të shante Greqinë çdo natë. Ça do të ndodhte? Ku do të ishte sot ai gazetar?”, tha ish-banori i Big Brother VIP Albania 2.

Kujtojmë që Bledi Mane dhe Arjan Çani, edhe para shumë vitesh kanë pasur një përplasje verbale, e shoqëruar me ofendime ndaj njeri-tjetrit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...