“Ndaje shpirtin nga nëna, godit mallkimin”, video horror të pseudo-pastores

Disa materiale shqetësuese qarkullojnë në rrjete sociale të një zonje, e cila prezantohet si pastore, e njohur me emrin Alketa. Ajo flet për Jezus Krishtin dhe mbledh njerëz të grupmoshave të ndryshme. Alketa kryen rituale të rrezikshme në emër të pastrimit të shpirtit, shërimit e heqjes së magjisë.

Rasti është denoncuar në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan.

Denoncuesja: Motra ime ka kaluar disa shqetësime dhe për shkak të këtyre shqetësimeve është futur në rrjetet sociale, ku ka kërkuar që të gjejë një ngushëllim, mirëpo ajo ka hasur në një faqe në internet me emrin “Kisha Online Jesus Krisht” e cila drejtohet nga zonja Alketa, me këtë emër e kam njohur dhe jam futur dhe vetë pastaj dhe kam kontrolluar, ju jam drejtuar juve sepse ajo po lidhet gjithmonë e më shumë me këtë të ashtuquajtur “kishë”. Ka filluar që të ndjekë seancat që krijon kjo kishë e mbledh njerëz. Aty ndodhin disa situata që për mua janë shumë shqetësuese dhe të frikshme. Unë si qytetare nuk më duket aspak e drejtë dhe madje më duket si manipulim që ju bëhet njerëzve. Ka pasur nëna më fëmijë të sëmurë dhe duke i parë të gjitha këto, vërej se kjo zonja i merr dhe i shtrin përtokë, bën sikur shëron sëmundjet. Heq magjira e gjëra të çuditshme.

Këto video janë si skena horrori dhe shumë të dëmshme për personat që janë manipuluar. Veprimtaritë publikohen në një profil të emërtuar “ Kisha Online Jezus Krishti Zot”.

Alketa Auer: Zjarr i Shpirtit të Shenjtë! Komplet! Zjarr i Shpirtit të Shenjtë! Komplet! Në emër të Jezus Krishtit, unë do të shkatërroj çdo magji!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr! Zjarr! Zjarr!

Ato do të marrin urdhër dhe do të zbatojnë urdhrin, që vjen në emër të Jezus Krishtit. Bekojmë trurin, që të gjitha sinjalet e trurit, tani, të funksionojnë!

Unë godas, sot, çdo mallkim ndër breza! Jashtë, sot!

Nga mamaja, zjarr! Fryma e punës nga babai, zjarr! Fryma nga vëllai, zjarr! Në emër të Jezus Krishtit, unë bëj sot, ndarje shpirtërore nga mamaja!Në emër të Jezus Krishtit…!

Unë e ndaj shpirtin tënd nga mamaja jote! Tani, jashtë!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Dhe çdo plagë e të ligut, të shkatërrohet, tani!

Në emër të Jezus Krishtit Zot, dhe paqja jote të jetë tani në trupin e tij! Paqja jote, Zot, në mendjen e tij, në zemrën e tij!

Aleluja!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Për Vëllazërinë Ungjillore dhe për psikologët, materiale të tilla janë shumë shqetësuese.

Vëllazëria Ungjillore të Shqipërisë: Falemindërit që e sillni këtë si çështje sepse në të vërtetë edhe ne kemi marrë disa ankesa të ndryshme nga qytetarë me drejtues të kishave për veprimtarinë e saj. Faqja online që kjo zonjë drejton, nuk ka lidhje dhe nuk është pjesë e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë. Ne kemi drejtuar në fakt një letër tek të gjithë pastrorët dhe të gjithë drejtuesit për të vënë në dijeni besimtarët tanë ungillorë të kenë kujdes sepse veprimtari të tilla nuk janë përputhje me atë që Bibla na mëson ne dhe mbi atë që besojmë, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që kur persona të tillë, kryejnë veprimtari të tilla, ne duhet të drejtohemi pranë një kishe ungillore dhe të jemi të vetëdijshëm a është diçka që Bibla apo kisha na mëson. Kjo nuk është një pastor, por mënyra se si ne i përcaktojmë pastorët janë përmes disa kritereve, të cilat çdo kishë ka edhe i cakton.

Psikologe, Gesi Anamali: Materialet e vëna nga ju në dispozicion ishin shqetësuese, por vërej që në materialet kishte elementë të dëmtimit të anës psikologjike, shëndetësore të individëve që ishin pjesë e tyre. Përgjithësisht, të gjithë individët, të cilët kalojnë një fazë të vështirë psikologjike, që mund të jetë depresion, kalimi i një ndjenje inferioriteti, apo të gjitha problematikat që na sjellë jeta, na duhen forca, na duhen njerëz që mund të na thonë që je mirë, je bukur, mund ta arrish, ndoshta këto individë nuk kanë gjetur dikë në rrethin e tyre shoqëror dhe janë drejtuar drejt kësaj zonje. Në këtë rast, nuk kemi të bëjmë vetëm me predikim, por edhe me manipulim të individëve. Është më mirë t’i drejtoheni një mjeku, nuk arrijmë që të zgjidhim diçka me predikim./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...