Maskimi i spaçatorëve/ Mjekja: Shtrohen në spital dhe u shpërndajnë drogën pacientëve

Mjekja toksikologëve Amarda Gashi ka pohuar se shumë shpërndarës droge maskohen si pacientë për t’u shtruar në spital dhe shpërndajnë lëndë narkotike në pavion tek ata pacientë që janë të varur dhe po mjekohen.

Këtë deklaratë ajo e bëri në emisionin Opinion në Tv Klan, ku tha se është shtuar numri i përdoruesve të lëndëve narkotike.

Përdoruesit që zakonisht kërkojnë ndihmë mjekësore për varësinë që kanë, janë përdoruesit e kokainës.

“Ata që vijnë kryesisht janë përdorues të heroinës që ngelen zakonisht nën varësinë fizike e psikologjike, kokaina është shtuar. Për drogërat e tjera si ekstazi nuk paraqiten shpesh se ndonjëherë janë dhe përdorues rastësorë të klabeve. Por ndonjëherë, ajo që vlen për t’u përmendur është se nën maskimin e abuzuesve të drogës janë shpërndarësit që shtrohen në pavion dhe shërbejnë për të shpërndarë drogën nëpër dhomat e pacientëve ku janë”, tha mjekja toksikologe Amarda Gashi. /tvklan.al

 

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales në Shkodër, është kthyer në një shqetësim serioz për banorët dhe drejtuesit e automjeteve. Gropat...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma vijon të jetë e aksesueshme, megjithëse me vështirësi dhe shenja të qarta të një bllokimi...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...

Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti përplaset me ambulancën

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik. Një...

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, investim strategjik për zhvillimin e turizmit

Projekti infrastrukturor Shëngjin-Velipojë, me vlerë 3.8 miliardë lekë, është...