“Derën nuk e heqësh?”, qytetarja gjen blerës tjetër me punime në shtëpinë e të vëllait

Pak kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e mashtrimit nga ana e ndërtuesit Sabri Shera. Në zonën pranë Prokurorisë së Tiranës, Sabri Shera, administrator i shoqërisë së ndërtimit “AA Konstruksion”, në vitin 2015 i bëri ofertë qytetarit Shpëtim Mënikut që në këmbim të vendit ku kishte shtëpinë do ndërtonte pallat dhe kur të përfundonte objekti, Shpëtimi, si pronar i truallit do të pajisej me një apartament në katin e tretë, 55 m2. Palët lidhën kontratë dhurimi. Tani ndërtuesi, jo vetëm që nuk i është përmbajtur kësaj kontrate, por rezulton se e ka shitur disa herë apartamentin.

30 MARS 2023 – Gazetari i “Stop” u përball me ndërtuesin:

Sabri Shera: Pse na i bën këto gjëra kështu o Ela. O Ela tani i sqarojmë bashkë.

Gazetari: I keni futur në një qorrsokak. Pse i keni bërë këto gjëra?

Sabri Shera: Të lutem shumë më lër. O tashi më lini rehat.

Manuela Mëniku: Kush është Beri o vëlla?

Gazetari: Jeni madhor, i qytetëruar, çfarë ka për të fshehur? Pse nuk keni mbajtur premtimin sipas kushteve të kontratës, ju jeni investitor zoti Sabri.

Sabri Shera: Mos më bëni tashi kështu o burrë.

Gazetari: Ju jeni investitor…

Sabri Shera: Të lutem shumë mos më ngatërroni tani me këtë punë. Mos më hajdeni nga mbrapa. Do më lesh rehat?

“Stop” është rikthyer për problemin e zonjës Manuela Mëniku, e cila në shtëpinë e vëllait të saj, gjen duke bërë punime, blerësin tjetër.

Manuela Mëniku, denoncuese: Përshëndetje! Më falni, që ju shqetësoj, por jam e detyruar, që t’ju merrja përsëri në telefon! Dhe, të lutem shumë, dua të më vini edhe njëherë!

Manuela Mëniku, denoncuese: Do punosh edhe nesër?

Banori: Ik, se jam në tokën time! Jam në truallin tim, e kam me dokumenta.

Manuela Mëniku, denoncuese: Po jo, mor jo, ty ta ka bo…, mua s’më intereson fare! Do punosh prapë aty te hyrja?

Banori: Ku do punoj?

Manuela Mëniku, denoncuese: Te hyrja, do punosh prapë?

Banori: Është hyrja ime.

Manuela Mëniku, denoncuese: E jotja është. Mirë, në rregull. Me një fjalë, derën nuk do e heqësh? Ore, dokumentin, ku e ke? Hipotekën, ku e ke hipotekën? Kush tha? Aty rri! Ok! Në rregull!

Banori: Ik tani!

Manuela Mëniku, denoncuese: S’dua të iki!

Banori: S’ke punë fare me mua. Ik fol me Sabriun!

Manuela Mëniku, denoncuese: Jo, mor jo, nuk kam punë fare me ty, ti ke me Sabriun.Ti e ke me Sabriun, jo unë.

Manuela tregon, se është thirrur në prokurori dhe falë emisionit “Stop” i janë hapur dyert e institucioneve. Prokurori Arben Agovi e ka sqaruar për zgjidhjen e problemit të saj.

Manuela Mëniku: Kjo është hyrja, është e mbyllur, vazhdojnë punimet, nuk kanë asnjëlloj përgjegjësie, nuk llogarisin më shtetin. Ky thotë që “jam pronar toke”. Ky është pronar toke për tokën e vet dhe jo të gjithë pallatit. Kjo është pjesa jonë. Ai ka të drejtë për të vetën. Sabriu e ka mashtruar, ky nuk ka faj momentalisht se i ka dhënë një copë letër kontratë, në një kohë që ne kontratën e kemi të regjistruar në hipotekë. Nuk e kuptojnë që ky shqetësimi i imi, i ndihmon dhe ato se janë pa dokumentacion. Ai ka bërë 2-3 kontrata për të njëjtën hyrje. Janë të gjithë të dëmtuar për këtë pjesë. Shero as nuk më hap telefonin. Vëllai im ka të drejtë për shtëpinë e vet që ka aty.

Ai është i vetmi prokuror që më ka sqaruar saktësisht për këtë pjesë. E kishte emrin Arben Agovi. Më tregoi të gjithë procedurat se çfarë po ndiqnin dhe më tregoi për të gjitha gjërat që do të vazhdojnë nëpërmjet Sabri Sheros. Kishte bërë të gjitha shkresat tek ASHK-ja. Kishte bërë dhe kërkesën për të vazhduar. Është në vazhdimësi e sipër. Unë ju falenderoj shumë sepse nëpërmjet jush m’u janë hapur dyert e institucioneve shtetërore të këtij vendi. Ju jeni një media e mrekullueshme, ju ruajtë Zoti dhe ju çoftë lart e më lart sepse prej jush, unë kam arritur deri në këtë pikë për të zgjidhur problemin e vëllait tim që atë e nxorrën në rrugë me të gjithë 2 fëmijët./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...