39-vjeçari tregon se si i vdiq gruaja nga pakujdesia e mjekeve ne spitalin e Beratit

39-vjeçari nga Kosova, Fisnik Habibi, në emisionin STUDIO A në ATV, ka rrëfyer tragjedinë me të rëndë që i ka ndodhur në jetën e tij.

Ai aktualisht gjendet në Milano derisa shkuarja e tij atje ishte prej zorit. Gruaja e tij, e cila po sillte në jetë fëmijën e tretë, u operua nga mjekët në qytetin e Beratit.

Operim i cili kaloi me vështirësi dhe mundime, derisa gjendja e gruas pas lindjes vetëm sa shkonte keqësohej. Kështu ata u detyruan të nisen për në Itali, me shpresë që Miljeta Sadushi do të gjente shërim, por për fat të keq ajo nuk arriti të mbijetojë. Miljeta vdiq duke lënë pas bashkëshortin me tre fëmijë të vegjël në shtëpi.

Fisniku, në një lidhje të drejtpërdrejt në STUDIO A, ka rrëfyer se doktorët nuk ishin transparent dhe se çdo gjë dukej disi e fshehur në raport me shëndetin e bashkëshortes së tij, tashmë të ndjerë.

“Po na duhet të jemi të fortë për këta tre fëmijë që më la, po për mua, mundimi më i madh është se e çova tamam me shëndetin e mirë, çdo vizitë e ka ba mirë deri në ditën që i erdhi koha e lindjes. Pas lindjes nuk ishte mirë në asnjë minutë me dhimbje, me gjëra. Doktorët filluan që ‘jo se është operim, edhe disa kalojnë dhimbje, jo sot, jo nesër’. U bënë dhjetë ditë, erdhi puna që iu keqësua gjendja, pastaj më thotë doktoresha që duhet operuar edhe një herë. Pastaj nga gjinekologët, filloi puna me ardhë te kirurgu. Në ato momente u operu për herën e dytë se unë premtuam që nuk ka naj diçka të madhe dhe do të rregullohet, edhe me besim të ta, ndërhynë me operimin e dytë. Pas operimit të dytë e pamë që nuk ka përmirësim. Doktoresha vajti me pushime në Amerikë, ma la gruan aty, me gjasë të kalojë te doktorët tjerë në përgjithësi”, tha Fisniku.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...