Rudina Dembacaj zbulon të vetmen arsye pse zihet me Mark Frrokun?

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, ishte e ftuar sot në programin “Në Shtëpinë Tonë”, në Top Channel.

Gjatë bisedës me moderatorët Alban Musa dhe Julka Gramo, Rudina foli për pushimet verore, marrëdhënien e ngushtë me të bijën, motrën dhe për familjen e saj të madhe.

Por jo vetëm kaq, pasi aktorja me humor zbuloi edhe arsyen e vetme për të cilën zihet me bashkëshortin e saj, Mark Frroku. Sipas saj, arsyeja është kërkesa e tij për të sjellë në jetë një fëmijë.

“Unë me partnerin, i vetmi sherr ky është. Do fillojmë një fëmijë. Marku është shumë i gatshëm, mesa duket ngaqë nuk ngel vetë me barrë. E ka shumë komode këtë kërkesën, e bën gjatë gjithë kohës. Trembet shumë kur ne takojmë njerëz me fëmijë. Para pak ditësh unë isha me shokun tim të ngushtë për darkë dhe ata kishin marrë me vete fëmijën e tyre 1 vjeç. Sa kishte marrë këmbët ajo, si nuk u ul një sekondë. E ajo e ëma si nuk bëri një muhabet me ne. Lëvizte fëmija dhe unë shikoja Markun në sy. E mesa duket është me moshë, e unë jam plakur. Marku nuk e ha më këtë, se e përdorja. Janë punët e Zotit. Është impenjim i madh. Unë jam gjatë gjithë kohës me Viktorian. Kur ajo mbaron angazhimet e veta, do që të jetë me mua në çdo moment. E kam marrë në prova, në xhirimet e filmit”, tha Rudina Dembacaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...