Humbën djalin e madh, dëshira e prindërve për hakmarrje i merr jetën edhe të voglit

Lira, një telefonuese në “Aldo Morning Show” në Tv Klan i qëndron mendimit se prindërit duhen dënuar nëse fëmija gabon. Ajo sjell rastin e fqinjëve të saj të cilët humbën djalin e tyre të madh. përgjatë viteve, prindërit i injektuan djalit të vogël idenë se ai duhet të merrte hakun e të vëllait.

I vogli ishte një nxënës i shkëlqyer, por ideja se duhet të çonte në vend dëshirën e prindërve i mori jetën tragjikisht.

Lira: Kam pasur një komshi timin, mes viteve ’92-93, kishte djalin e madh, djalin e vogël dhe në mes kishte nja 3 vajza. Domethënë djali i madh, 3 vajza, pastaj djalin e vogël. Djali i madh në sherr me shoqërinë, si përfundim e vranë, në përleshje, e vranë. I ati dhe e ëma, më ka bërë përshypje të jashtëzakonshme se e kisha komshi sipër.

Djali i vogël ishte nxënës i shkëlqyer, vit i dytë në gjimnaz, me të tëra 10. I ati i vet dhe e ëma, e ëma sidomos, aty në moment, tek ishte shtrirë pa e varrosur ende djalin, i qahej sipër, i thoshte “të keqen mami, nuk do lëmë pa ta marrë hakun. Vëllai yt do e marrë patjetër”. I ati la mjekër dhe thoshte “do ta heq mjekrën kur të merret haka e tim biri, kur ta marrim djalin dhe kjo histori mua më ka mbetur peng”.

Ky djalë, i dyti, kaluan vite, filloi Inxhineri në Tiranë por ende nuk hiqte mjekrën si betim i asaj që “duhet të marr hakun”. Në vit të dytë universitet, ai djalë i shkëlqyer me mësime u vetëvra./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...