FOTO/ Gazetari zbulon detajet: Ja çfarë e “fundosi” Encën

Gazetari Igli Çelmeta ka treguar se këngëtarja Ruensa Haxhiaj e njohur me emrin e artit si Enca u arrestua mbrëmjen e së hënës pas një përgjimi dhe një hetimi ndaj kësaj të fundit.

Siç sqaroi ai, Enca u vu në prangat e policisë pas një operacioni anti-drogë te Komuna e Parisit ku u arrestuan 8 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër. Sipas tij, Enca i blinte drogë këtij grupi dhe pas operacionit u mbajt nën vëzhgim, ku iu zbuluan edhe vazot me kanabis tek vila e saj në Lundër.

“Policia zbuloi se 27-vjeçarja blinte drogë te ky grup kriminal. Pasi u zbulua ky detaj u mbajt në vëzhgim dhe në përgjim dhe u zbulua dhe kanabisi me 4 vazo në ballkonin e banesës së saj në Lundër. Kishte kultivuar kanabis që në deklaratën e saj tha se e përdorte për vete,” – u shpreh Çelmeta.

Sipas gazetarit edhe i dashuri me të cilin jetonte këngëtarja është shoqëruar në polici, por është lënë i lirë pasi ka deklaruar se nuk kishte lidhje me kultivimin e bimëve narkotike dhe se nuk ishte në dijeni për vazot.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...