A janë të sigurta vezët me njolla? Koha të mësoni të vërtetën

Momenti i thyerjes së vezës përpara gatimit mund të shoqërohet me surpriza, që shpesh dalin të pakëndshme.

I tillë është rasti i njollave të kuqe të saj ngjitur me të verdhën e vezës.

Ka njerëz të cilëve këto njolla nuk u bëjnë aspak përshtypje.

Ka të tjerë që tremben, nuk e dinë çfarë po ndodh në brendësi të vezës dhe e hedhin atë në plehra duke kërkuar e thyer një tjetër.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni përgjigjen e saktë për pyetjen kryesore që lind natyrshëm kur përballemi me të verdhën me njollë të vezës.

Çfarë Janë Njollat e Kuqe Që Ngjiten Tek E Verdha e Vezës?
Këto njolla njihen ndryshe si njolla mishi.

Ato kanë ngjyrë të kuqe dhe nuk janë aspak të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Njollat, sipas ekspertëve, krijohen nga çarja e një ene të hollë gjaku gjatë formimit të vezës.

Këto grimca të ngjitshme mund të hiqen me majën e thikës ose me një lugë druri.

Si T’i Ruajmë Vezët, Në Frigorifer Apo Jo?
Sipas të dhënave të AgroWeb.org ruajtja në frigorifer garanton freskinë afatgjatë të vezëve.

Nga ana tjetër, vezët mund të përthithin aromat e ushqimeve të tjera që ruhen në frigorifer.

Rrjedhimisht, duhet t’i ruani vezët në ambalazhime kartoni dhe t’i mbroni nga aromat.

Shumë njerëz i ruajnë vezët në sirtarin e veçantë tek dera e frigoriferit.

Kjo konsiderohet e gabuar sepse hapja dhe mbyllja e shpeshtë e derës mund të shkaktojë luhatje temperature të vazhdueshme.

Një gjë e tillë nxit shumimin e baktereve dhe prish membranën mbrojtëse të vezëve.

Rrjedhimisht, vezët duhen mbajtur sa më thellë në frigorfer.

Vezët dhe Gatimi

Disa ekspertë të gatimit pretendojnë se vezët e ruajtura në temperaturë ambienti janë më të mira për gatimet e pjekura.

Ata sugjerojnë që vezët të nxirren nga frigoriferi dhe të përdoren për gatim pas dy orësh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...