Nënë e katër fëmijëve, Rudina Dembacaj: Jam mama “e çmendur”!

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Rudina Dembacaj, e cila sot e nisi ditën në një mënyrë të veçantë.

Aktorja e njohur uroi të bijën Viktorian për nisjen e shkollës me një postim herët në mëngjes, ndërsa tregoi se nuk mundi t’i ndalte lotët.

E pyetur nga Bieta, Rudina tregoi se bisedoi gjatë më të bijën dhe u kujdes t’i bënte të qartë se duhen shumë sakrifica për të bërë gjëra të bukura.

Sa i përket stilit të saj të mëmësisë për Viktorian 6 vjeçare dhe 3 fëmijët e Markut, Rudina e cilësoi veten si një mama “crazy”.

“Në fakt mua më thërrasin “crazy mama” se thellë-thellë jam pak e çmendur. Më pëlqen të dal gjatë gjithë kohës nga rutina dhe të ndryshoj atmosferën në shtëpi. S’ dua të jemi çdo të diel njësoj. Nëse do ruajmë të njëjtën traditë dhe për të dielat, do të bëheshim shumë të mërzitshëm”, tregoi ajo.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....