Prindërit e moshuar mbeten mes rrugës, vajza: Jetojnë në magazinë, urinojnë në fushë

Dy motrat, Ermoneta dhe Majlinda që ndodhen përballë njëra-tjetrës në “Shihemi në Gjyq” thonë se shtëpia në të cilën jetonin prindërit e tyre, tashmë është marrë nga familja e xhaxhait. Ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan iu shpjegon se bëhet fjalë për një pronë të ndarë mes babait të tyre dhe vëllait të tij. Në vitin ’93, babai i vajzave ka bërë një vërtetim fakti për pronën, por kjo nuk është regjistruar.

Më pas, ai ka fituar dy gjyqet e para të pronësisë por ka humbur në të tretin dhe tani përmbarimi ka nxjerrë çiftin e të moshuarve nga kjo shtëpi. Ermoneta, vajza që kujdeset për prindërit thotë se nuk ishte në dijeni të çështjes gjyqësore ndërsa thotë se tani ata jetojnë në kushte shumë të vështira.

Eni Çobani: Ke pasur zonjë e nderuar, nga Shkurti deri në Dhjetor të ’21 se shikohen datat këtu, që mund të ndiqje gjyqin. Një vit, gati një vit është bërë gjyq.

Ermoneta: Por nuk më ka pyetur zonja Eni. Nuk më ka pyetur asnjë llaf, nuk kam ditur gjë.

Eni Çobani: Tani më thuaj ti. Prindërit i ke në fushë.

Ermoneta: Në fushë janë, në magazinë. Urinojnë në fushë, më falni për shprehjen. Në fushë dalin urinojnë.

Majlinda: Nuk kanë ku të lahen zoti Ardit sepse m’i kanë nxjerrë në rrugë mua ata dhe nuk e kanë fare problem që prindërit e mi rrinë në rrugë, buzë lumit./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...