E akuzonte për dhunë, kunata merr urdhër mbrojtjeje ndaj 80-vjeçarit

Prej 7 vitesh Majlinda është larguar drejt SHBA dhe i ka lënë të drejtën e kujdesit për dy prindërit, motrës së saj, Ermonetës. Në “Shihemi në Gjyq” dy motrat ndodhen përpara një vendimi të formës së prerë ku prindërit e tyre kanë dalë nga shtëpia sepse fëmijët e xhaxhait të vajzave kanë fituar të drejtën e pronësisë së shtëpisë.

Dy vajzat u shprehën gjatë rubrikës së programit nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se nuk kanë ditur asgjë pasi babai nuk iu tregonte. Ndërkohë Ermoneta shton se mendonte që arsyeja që babai i saj 78-vjeçar shkonte në gjykatë ishte një urdhër mbrojtjeje që kunata e tij kishte kërkuar për të.

Ardit Gjebrea: Ti e dije që babai duhej të shkonte në gjyq?

Ermoneta: E di që duhet të shkojë në gjyq, por nuk e dija.

Ardit Gjebrea: Pse nuk i the babait të shkoj unë?

Ermoneta: Nuk e dija sepse xhaxheshka ime, ose më saktë, kunata e babait tim, nusja e vëllait ka marrë urdhër mbrojtjeje për babin tim dhe unë e dija se shkonte në gjyq për urdhër mbrojtjeje. Një 80-vjeçar dhunonte kunatën se kështu kishte shkruar ajo, më dhunon, më pështyn.

Ardit Gjebrea: Pse nuk e ankimove ti këtë?

Ermoneta: Po se unë këtë dija se babai im shkonte në gjyq për urdhër mbrojtjeje.

Ardit Gjebrea: Po duhet ta ankimoje. A mund të ankimohet një urdhër mbrojtjeje?

Eni Çobani: Patjetër.

Ardit Gjebrea: Pse nuk e ankimove ti urdhrin e mbrojtjes?

Ermoneta: Po nuk e dija.

Në studio mbërrin një telefonatë nga vajza e xhaxhait të dy motrave, Eglantina. Ajo ndërpret shpjegimin e Eni Çobanit dhe thotë se mund të sqarojnë gjithçka me përfaqësuesin e saj ligjor.

“Unë kam një përfaqësues ligjor që më përfaqëson dhe kjo është me vendim gjykate. Nuk e kam vendosur unë, është me vendim gjykate. Jo, nuk mund të diskutoj. Nëse e doni numrin e përfaqësuesit, unë mund t’jua jap dhe të komunikoni”, tha Eglantina e më pas mbylli telefonin./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...