41 vjeçe, gjyshe dhe nxënëse e klasës së nëntë, Antoneta vijon ëndrrën e prerë në mes

Fillimi i vitit të ri shkollor emocionon fëmijët që përgatiten për një hap tjetër drejt dijes, por edhe prindërit që shohin të vegjlit e tyre duke ecur në këtë rrugë. Megjithatë, për disa nxënës shkolla mbart një rëndësi të veçantë.

Rasti i Antonetës në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga ”E Diela Shqiptare” në Tv Klan është tejet unik. Ajo është nënë, gjyshe dhe njëkohësisht nxënëse e klasës së nëntë.

Ardit Gjebrea: Gati për fillimin e ri të shkollës?

Antoneta: Patjetër.

Ardit Gjebrea: Ah, një zonjë nuk pyetet asnjëherë për moshë, por le ta themi. Ju jeni?

Antoneta: 41.

Ardit Gjebrea: Nxënëse?

Antoneta: Po, e klasës së nëntë.

Ardit Gjebrea: 41 vjeç.

Antoneta: E kishe dëgjuar ndonjëherë?

Ardit Gjebrea: Jo, jo por nuk kam dëgjuar ndonjëherë edhe ndonjë gjyshe kaq të bukur 41-vjeçare.

Antoneta: Faleminderit!

Ardit Gjebrea: Je edhe gjyshe?

Antoneta: Po, patjetër. Prej 7 muajsh jam bërë gjyshe, jam me tre fëmijë, jetoj në Fier dhe mora iniciativën të vazhdoj shkollën.

Për të shpjeguar historinë e saj, Antoneta kthehet në vitin e trazirave të vendit tonë, 1997. Do të ishte një letër nga i ai që do t’i ndërpriste shkollimin që e dëshironte aq shumë.

Antoneta: Nga viti ’97 unë kam qenë diku te klasa e gjashtë, e shtatë dhe ishte ajo koha e trazirës që u bë lufta.

Ardit Gjebrea: Në ’97?

Antoneta: Në ’97-ën u bë shumë rrëmujë.

Ardit Gjebrea:’97 është një vit për t’u harruar në fakt.

Antoneta: Nuk më lanë të shkoja në shkollë, ma lanë gjysmë. Babai im ishte emigramt asaj kohe, në Grreqi punonte dhe dërgoi një letër si filluan që u bënë trazirat, filluan vajzat të rrëmbeheshin, të bëheshin shumë rrëmuja, luftë, armë nëpër duar dhe i dërgoi një letër mamit “vajzën mos e lini në shkollë se kemi frikë mos na e rrëmbejnë”, tha. Letra i bie në dorë dajës dhe ishte si kujdestar pak a shumë për mua dhe më thotë “nuk do shkosh më në shkollë” dhe i thashë “po pse?” “Nuk do shkosh dhe pikë, mos e diskuto”, tha. Gati nja një javë kam ikur fshehurazi derisa një ditë më pa në rrugë me çantë në krah dhe më bërtiti “ku ishe?”, “në shkollë” i them, “ik në shtëpi dhe mos të të shoh më të shkosh”, tha dhe vjen në shtëpi aty, m’i grisi librat të gjithë.

Ditët kalonin dhe Antoneta shihte se si shumë fëmijë vazhdonin shkollën ndërsa ajo digjej nga dëshira për t’iu bashkuar. Ditët u bënë vite dhe vendosën ta martojnë në një fshat, u bë nënë e tre fëmijëve dhe shpresa për shkollën po humbiste. Në fshat hapi një parukeri dhe gjithçka po ecte mirë derisa vendosën të shpërnguleshin në qytet.

Antoneta dëshironte diçka më të mirë për veten, donte një punë në zyrë por askush nuk e pranonte pa asnjë arsim. Nevoja për të ndihmuar familjen e drejtoi sërish te biznesi i parukerisë që e zotëron edhe sot. Megjithatë, dëshira e vjetër për t’u shkolluar nuk i ishte shuar dhe do të ishte një ditë e zakonshme e premteje që do të shënonte një kthesë të madhe në jetën e Antonetës.

Antoneta: Shkoj të shkolla e vajzës së madhe. Kishim për të dorëzuar një raport mjekësor se kishte bërë disa mungesa dhe unë gjithë kohës kam qenë me mendjen po sikur të shkoj dhe unë në shkollë tani? Dëgjoja këta që e bënin me korrespondencë, mirëpo më thoshin “korrespondencën e bëjnë këta të së mesmes, ti s’ke bërë 8-vjeçare”.

Edhe shkoj te shkolla dhe i them asaj drejtoreshës, më thotë “po pse u mundove se e sillte vajza?” I thashë po erdha dhe unë të shikoj shkollën, të kem këtë ndjesinë, mbase futem edhe unë. “Po pse jo?”, thotë, “me kënaqësi. Është një shkollë që ka mundësi edhe për ju që e keni lënë ato vite”. Ishte e premte atë ditë, mezi prita sa erdhi e hëna, shkova direkt te shkolla u regjistrova./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...