Policia i gjen eshtrat e të birit në një kuti në shtëpi, aktorja: Nuk doja që kockat e fëmijës tim të përziheshin me të tjerët

Aktorja greke, Kali Kalo, tashmë në moshën 97-vjeçare, e njohur për aftësitë e saj të shkëlqyera në aktrim ka bërë për mediat në Athinë disa rrëfime mbi jetën dhe karrierën e saj.

Një nga rrëfimet, që tronditi ndjekësit ishte për vdekjen e të birit të saj 40 vjet më parë, eshtrat e të cilit u gjetën në shtëpinë e saj në një kuti druri.

“Ishte për arsye emocionale që unë i mbaja eshtrat e djalit tim në shtëpi. Nuk munda, nuk doja që kockat e fëmijës tim të përziheshin me të tjerët.

Edhe policia erdhi në shtëpi dhe mori një mostër për të parë nëse janë vërtet të birit tim. I thashë ‘po’. Unë dua që ata të jenë të papërziera me të tjerëve. Nuk e kuptoj pse u përfol kaq shumë. A ka ndonjë problem këtu?”, u shpreh Kali.

Ndarja nga jeta e të birit ndodhi pas një aksidenti të rëndë.

“Djali im e kishte pasion Kiminë, mësuesja i sillej edhe mirë edhe keq. Ajo megjithatë i dha forcë për të bërë eksperimentet e tij, nga të cilat ai humbi shikimin dhe dorën, dhe ne luftuam shumë.”- u shpreh me dhimbje ajo.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ura e Mesit, Thesari Historik dhe Turistik i Shkodrës

Ura e Mesit, e ndërtuar në vitin 1768 nga...

Xhamia e Plumbit, një nga 50 monumentet më të bukura të botës

Punimet për restaurimin e Xhamisë së Plumbit po avancojnë...

TikTok bllokon aksesin në SHBA. Mesazhi për përdoruesit: “Për fat të mirë vjen Trump”

Platforma e famshme e videove të shkurtra, TikTok, ka...

Çdo ditë n’Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t’amëlcimi

Asht nadje heret nan Rozafat. Përlotem tue e mallnue...