Habit Monika Lubonja: Nuk ha darkë që të kursej!

Monika Lubonja dhe Jetona Koçibelli, të ftuarat e para të këtij sezoni të ri të “S’e Luan Topi”, treguan për pushimet e tyre verore.

Aktorja tha se zgjodhi bregdetin shqiptar për pushime, ndërsa gazetarja udhëtoi drejt vendit fqinj, Greqisë. Të dyja (përveç faktit që janë korçare) i lidh dëshira për t’u relaksuar, duke qëndruar në kontakt me natyrën.

“Unë dua shumë thjeshtësinë, dua të kem afër njerëz të thjeshtë. Sa më larg këtyre që kanë shumë ‘followers’ (ndjekës në rrjetet sociale)”, u shpreh Jetona.

“Gjithmonë, kur kam ndërmend pushimet, natyra është e panegociueshme. Sepse, për këtë shkon në plazh e në mal, për të pasur kontakt me natyrën. Vetë qenia njerëzore është shumë e lidhur me natyrën. Nuk ka luks më të madh se sa kontakti me natyrën. Por, më pëlqejnë pak të zgjedhura (pushimet”. E dua pak komoditetin”, tha Monika, duke mos kursyen ironinë.

Por, sa shpenzojnë personazhet e njohur për pushime. Monika flet troç:

“Hamë një drekë të mirë. Nuk hamë darkën. Gjoja që do të mbajmë peris. A kemi ardhur për të thënë troç? E kemi derdhur lekun te dreka, mëngjesi është nga hoteli dhe kalon një vakt. Shumë qartë!”/topchannel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...