7 pajisje ne shtëpi qe duhet t`i hiqni nga priza për të kursyer para, edhe pse nuk janë duke punuar

Me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit, fatura e energjisë vjen duke u rritur.

Po si mund të kursejmë energjinë elektrike në shtëpi, në mënyrë që edhe faturat të jenë më pak të kripura.

Ndiqni këto këshilla dhe shumë shpejt do shikoni që janë shumë të efektshme:

1.Zëvendësoni llambat e zakonshme me llamba fluoreshente.

Llambat inkandeshente janë zëvendësuar tanimë nga disa të tjera që kursjenë energjinë. Nëse ajo e para mund të funksiononte për 1000 orë, llambat fluoreshente punojnë mbi 10.000 orë. Në të njëjtën kohë llambat inkandeshnete shpenzojmë 5 herë më shumë energji elektrike. Edhe pse llambat e reja janë më të shtrenjta, ato me përdorimin e gjatë, e justifikojnë çmimin e tyre.

2.Hiqni spinat nga priza
A e dinit që një spinë, edhe nëse nuk është e lidhur me pajisjen elektronike, duke qëndruar e vendosur në prizë vazhdon të shpenzojë energji? Pra, edhe kur e fikni TV, mos harroni që të hiqni edhe spinën.

3.Zëvendësoni pajisjet e vjetra me moderne
A e dini se pajisjet e viteve ’90 dhe ’00 konsumojnë më shumë energji se ato modernet? Kjo vlen më së shumti për frigoriferin, lavatriçen dhe lavapjatën. Kur të zgjidhni një elektroshtëpiake, mos shikoni vetëm karakteristikat kryesore, por edhe klasën e ruajtjes së energjisë.

4.Mos e përdorni tharësin e rrobave
Ose të paktën përdoreni sa më pak të keni mundësi. Kjo do ul në mënyrë sinjifikante koston e faturës tuaj të energjisë.

5.Lani rrobat me ujë të ftohtë
Në mënyrë që të kurseni energji, mos e vendosni lavatriçen tuaj pa e mbushur plot atë. Në të njëjtën kohë, duke i larrë rrobat me ujë të ftohtë, kurseni energji. A e dinit se nëse i lani rrobat me 30 gradë, kurseni 30% më shumë energji sesa kur i lani me 40 gradë? Normalisht kjo nuk vlen për rrobat e bardha dhe të brendshmet që preferohet të lahen në temperaturë të lartë.

6.A ju duhen patjetër kaq shumë drita?
Ne nuk po themi që të kthehemi në shoqërinë primitive, ama edhe shumë drita në të njëjtin ambjent nuk janë kaq të nevojshme.

7.Mos harroni të shkrini frigoriferin tuaj rregullisht.
Nëse frigorigeri juaj ka në manualet e saj No Frost, pra Jo-Ngrirje, ju duhet ta shkrini atë rregullisht. Gjithashtu ju duhet të fusni në frigorifer vetëm ushqime në temperaturën e dhomës, pasi ushqimet e ngorohta rrisin konsumin e energjisë deri në mbi 100%.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...