“Pyetja ime ka qenë shumë…”/ 7 vite pas debatit për tallavanë, Venera Lumani pendohet për akuzat e ngritura ndaj Flor Mumajesit

Rreth 7 vite më parë, ndodhi një debat në lidhje me rrymën e tallavasë, mes shumë artistash, ku dy prej tyre ishin: Venera Lumani dhe Flor Mumajesi.

I pari që e risolli këtë temë ka qenë Flori i cili bashkangjitur video-s së debatit, ai shkruan: “Është faji im? Apo çështje kohe?”

Nëse po vrisni mendjen pse kantautori ka zgjedhur ta postojë pikërisht tani këtë moment është për t’i kthyer përgjigje “me fakte” Venerës, duke vënë në fund të video-s këngën e saj të fundit dhe disa projekte të tjera, ku duket edhe përdorimi i muzikës që ajo vetë e paragjykojë në këtë klip.

Nga ana tjetër, ditën e sotme Venera ka qenë e ftuar në një intervistë ku ka folur për koncertin që do të zhvillojë dhe gjithashtu ka dhënë sqarimin e saj në lidhje me debatin dhe postimin e bërë nga Flori.

“Nuk më duket etike nëse flasim pa qenë të gjithë prezent në tavolinë, por që nuk reagova sepse nuk më pëlqen që artistët të grricen me njëri tjetrin nga “Instagrami”, nga rrjetet sociale. Mendoj se do të ishte shumë më e drejtë, shumë më e bukur që në një moment që do të jemi të gjithë bashkë ta diskutojmë sepse është diskutim shumë i mirë. Mua asnjëherë nuk më ka joshur vëmendja nga gërricjet në “Instagram”.

E pyetur nëse ajo vetë ka shkuar drejt rrymës tallava, për të cilën debatoi me Mumajesin, Lumani u përgjigj: “Mendoj se njerëzit e keqkuptojnë, ose nuk e dinë fiks se çfarë do të thotë tallava dhe zhanere të tjera, por kjo duhet shpjeguar nga ne artistët. Kam përshtypjen që ka qenë një periudhë jo e mirë e Florit kur të gjithë e sulmonin për muzikën që ai bënte në atë kohë dhe më duket që si për inerci edhe pyetja ime ka marrë një konotacion të gabuar. Unë s’e kam sulmuar asnjëherë, jam shumë e vogël para Florit, para muzikës së tij dhe kam përshtypjen jam përzier edhe unë aty, por pyetja ime ka qenë shumë naive dhe si të thuash për të kërkuar një lloj këshille dhe mendoj që është gabuar, me siguri, edhe për shkak të artikulimit të gabuar sepse ka qenë dukshëm naiviteti i një artisti shumë të ri”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...