Kjo do të jetë shenja më e pafat e Horoskopit në shtator

Muaji ka nisur plot mundësi të reja dhe fat për disa shenja, ndërsa për të tjerët sjell pengesa dhe fatkeqësi. Duke folur për Best Life, astrologja Lauren Ash zbuloi bazuar në zhvillimet planetare se cila do të jetë shenja më e pafat e shtatorit.

Ky nuk është askush tjetër veçse Dashi, sipas astrologes. Siç tha ajo në mënyrë specifike: “I pari i zodiakut do pasion në çdo fushë të jetës së tij. I sunduar nga Marsi energjik, Dashi pëlqen aventurat dhe përvojat e reja. Megjithatë, shtatori, i cili konsiderohet si muaji i tranzicionit pasi përfundon vera, bën që kjo shenjë e zodiakut të mos kalojë aq mirë”.

Ndaj nëse jeni Dash pritet të kaloni një fazë më dembele ku nuk do të dëshironi të bëni shumë gjëra, ndërsa gjithçka që vendosni si synim do të shihni që nuk realizohet. Është mirë të shmangni marrjen e ndonjë vendimi të rëndësishëm në shtator dhe të veproni me inteligjencë duke pritur të vijë tetori, i cili do të aktivizojë sërish natyrën tuaj të gjallë dhe intensive.

Shenja e radhës që konsiderohet po aq e pafat në muajin që ka nisur është Gaforrja, sipas Ash pasi humori do të jetë i ulur së bashku me çdo plan që ai dëshiron të bëjë për sezonin e ri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...