VIDEO – DENONCIMI/ Brenda patatinave “Replay” insekte dhe jashtëqitje miu

Një video-denoncim ka mbërritur në redaksinë e televizionit “Ora News”, ku një nënë shprehet e shqetësuar pasi ka vënë re prezencë të insekteve brenda patatinave “Replay”. teksa vajza e saj e vogël po i konsumonte.

Për të ndjekur këtë rast kemi kërkuar edhe nje video të patatinave të mbyllura, e cila na është vënë në dispozicion.

Këto janë “Replay” me djathë dhe me datë skandence 16.11.2023.

Siç shihet edhe nga pamjet kur patatina hapet në brendësi ka insekte dhe një masë me ngjyrë të errët që qyterarja pretendon se është jashtëqitje miu.

Menjëherë pas mbërritjes së këtij denoncimi gazetarja e Tv “Ora News” ka shkuar te filiali i kompanisë “Elka” në Tiranë.

Në mungesë të administratorit, jemi pritur nga një tjetër përfaqësues i kompanisë dhe i kemi bërë me dije problematikën.

Përfaqësuesi i kompanisë na ka premtuar se brenda një jave do të kemi një qëndrimin nga ana e tyre, pasi videoja është alarmante.

Në pritje të një reagimi, i cili nuk erdhi asnjëherë iu drejtuam përsëri kompanisë “Elka”, por drejtuesit e saj kanë vendosur të heshtin dhe të mos mbajnë asnjë përgjegjësi për produktet që tregtojnë.

Në lidhje me këtë rast, Tv “Ora News” ka vënë në dijeni edhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Ky institucion ka marrë masa të menjëhershme dhe ka urdhëruar Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Gjirokastër për të kryer inspektim në subjektin “Elka”.

Gjatë inspektimit u verifikua se në datën 16.5.2023 në subjekt është prodhuar patatina “Chips me djath”, me datë skadence 16.11.2023, por në magzinën e subjektit nuk u gjend gjendje e këtij produkti, pasi i gjithi rezulton i shitur.

 

Ndershtiqaj takim ne NJA Dajç, “Qeverisja e drejte dhe rezultatet nuk mungojne”

Kandidati per deputet Marjan Ndershtiqaj ka zhvilluar si pjese e axhendes se tij nje takim me banoret e NJA Dajç. Ai ishte i shoqeruar...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ndershtiqaj takim ne NJA Dajç, “Qeverisja e drejte dhe rezultatet nuk mungojne”

Kandidati per deputet Marjan Ndershtiqaj ka zhvilluar si pjese...

Agro Fest gjallëron Jubanin dhe promovon pasuritë e Njësisë Administrative Guri i Zi

Dje, në oborrin e kishës “Shën Prenda” në Juban,...

Marjan Ndërshtiqaj: Dukagjini meriton më shumë, me Partinë Socialiste drejt zhvillimit

Në një takim entuziast në zemër të Dukagjinit, në...

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm...