Pak minuta para nisjes së punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste Kryeministri Edi Rama njoftoi se në Asamble do të ketë dhe propozime për ndryshime në kabinetin e tij qeveritar.
Dhe ne permbyllje te fjales se tij kryeministri Edi Rama deklaroi se Ministrja e re Arsimit në vend të Evis Kushit do të jetë Ogerta Manastirliu, e cila largohet kështu nga posti i ministres së Shëndetësisë.
Ministër i Financave, do të jetë kreu aktual i AMF-së, Ervin Mete, i cili do të zëvendësojë Delina Ibrahimin, e cila merr postin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vendin e Elisa Spiropalit.
Anila Denaj ministre bujqësie, në vend të Frida Krifcës e vënë në skandalin e shperodirmit të fondeve të BE-së për Bujqësinë.
Arbian Mazniku do jetë ministër shteti për Pushtetin Vendor në vend të Ilir Beqajt, i përfshirë në dosjen e sterilizimit.
Ndryshimet në kabinetin e qeverisë
-Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani
-Ministër i Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu
-Ministër për Ekonominë dhe Financat, Ervin Mete
-Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj
-Ministër i Shëndetësis dhe Mirëqënies Sociale, Albana Koçiu,
-Ministër Shteti për sipërmarrjen dhe klimën e bizensit, Delina Ibrahimaj
-Ministër Shteti për Pushtetin vendor, Arbian Mazniku
Sekretarja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.
Kryeministri dhe njëherësh kryetari i PS, Edi Rama në fjalën e tij drejtuar sot Asamblesë Kombëtare të PS-së, paraqiti sot kandidaturat për Sekretarët e rinj të PS.
Sekretar i Përgjithshëm – Blendi Klosi
Sekretari i Organizimit, Ardian Çela.
Sekretar i Burimeve Njerëzore Eduard Ndreca.
Sekretare e Gruas, Evis Kushi.
Sekretar Dixhital dhe i Rinisë Etjen Xhafaj.
Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko.
Sekretar i Çështjeve Zgjedhore, Eridjan Salianji.
Sekretare e Programit, Milva Ekonomi.
“Pas pak, në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar”, njofton permes rrjeteve sociale, kryeministri Rama.
Ndërkaq, në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së, Rama u shpreh se vendi tashmë ka hyrë në fazë të re, por ka ende shumë punë për të bërë.
Rama nuk la pa përmendur edhe punën e institucioneve të drejtësisë për të cilën u shpreh se impakti i organeve të reja të drejtësisë ka qenë i pazakonshëm, ndërsa paralajmëroi se sfidat mbeten edhe të mëdha.
“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, është në një nivel të ri. Ka plot arsye që e pohojnë këtë. Por dy janë pohimet më të mëdha, e para sezoni i turistik dhe e dyta impakti i pazakonshëm i organeve të reja të drejtësisë.
Ky është vetëm një fillim i ri nga një nivel i ri dhe nuk është maja ku duam të arrijmë në fund të kësaj.
Shqipëria 2030 është ende përpjetë dhe sfidat janë ende më të mëdha. Sa më shumë bëjmë progres aq më shumë rritet nevoja për fuqizim politik. Investime për shkollat profesionale, forcim i cilësisë së shërbimeve. 5 vitet që kemi përparpa do jenë një sprovë për Shqipërinë turistike.
Turizmi malor është një potencial i pa zhvilluar. Përgjegjësia ime nuk është morale, sepse kur një që unë i besoj ja merr mendjen paraja dhe tradhëton besimin tuaj e flamurin. Pasi njëri e ka përdorur flamurin e PS për të vjedhur, dhe ne duhet ta përdorim si letër higjenike? Ndëshkohet kushdo që shkel ligjin brenda dhe jashtë PS. Nuk më shkon mendja që të pastroj bajgën e korrupsionit nga të korruptuarit. ”, tha Rama.
Kryesocialisti deklaroi se të turistët e huaj në vendin tonë, kanë gjetur një siguri mbresëlënëse. Duke folur me shifra, Rama tha se ajo është përmirësuar çdo vit, ndërsa këtë vit ka regjistruar dhe shifrën më të ulët historike.
“Po, gjejnë edhe një siguri mbresëlënëse në këtë vend, që s’ka asnjë lidhje me legjendat e zymta për Shqipërinë e pasigurtë. Të habitur krejt, disa miq anglezë më çuan hartën e shtëpive të vjedhjeve në Europë, ku Shqipëria ishte në vendin e fundit, me shifrën më të ulët. Ndërsa, Britania e Madhe në vendin e parë me shifrën më të lartë. Dhe më e lezetshmja ishte se, kur kishin pyetur këta të paudhët tanë, i kishte thënë -“s’ke ça vjedh në shtëpitë e shqiptarëve, pasi nuk kanë as bukë për të ngrënë”, ndërsa kur kishin pyetur një kompetentë atje, u kishte thënë, -“Kanë ardhur shqiptarët prandaj po vidhen shtëpitë në Britani, më shumë se kudo tjetër në Europë”… Çe pyet…”, tha Rama.
“S’po zgjatem me vrasjet, që jo vetëm kanë rënë përsëri në minimumin historik, siç ka ndodhur çdo vit të qeverisjes sonë, krahasuar me të mëpërashmen. Por, këtë vit deri më tani, si tetë mujor, kanë shënuar rënien më të lartë historike vit më vit, 40% viktima më pak se vjet, ku kishim numrin më të ulur të viktimave në tre dekada”, tha Rama.
“Por për mua, për ne që jemi mbledhur këtu, më e bukura e kësaj kohe lirie dhe përpjekje të pandërprerë, për ta futur përfundimisht Shqipërinë në hartën e Europës politike, ekonomike dhe turistike, është se edhe ata thuajse 1 milionë shqiptarë që na mbështesin ne me votë, bashkë me ata miliona të tjerë, që na mbështesin nga larg, por edhe atyre miliona të huaj që po vizitojnë çdo vit e më shumë këtë vend, falë punës këmbëngulëse të kësaj qeverie, të bashkive tona, të qindra mijërave shqiptarëve që investojnë, punësojnë të tjerë në sipërmarrjet et yre, apo vetë-punësohen vetë në bizneset e tyre të vogla”, vijoi Rama.
“Por edhe ata që na duan të vdekur, mua bashkë me këtë forcë udhëheqesë për shqipërinë Europiane, që nuk lënë pisllëk pa nxjerr nga goja dhe katran pa hedhur në fytyrën e Shqipërisë. Madje dhe ata kompetentë të huaj që duan t’i shohin shqiptaërt si fajtorët për problemet e vendit të tyre kur sjanë në gjendje ti zgjidhim ato, janë të gjithë bashkë një shtysë e jashtëzakonshme, thelbësore për të ecur vetëm përpara”, shtoi ai.
“Vetëm përpara, por ama me këmbët në tokë, me zemrën dhe mëndjen në vend. Me sytë hapur për të hedhur hapat e duhur, duke parë nga e ardhmja, dhe pa e humbur nga vëmendja të shkuarën. Për të lexuar dhe kuptuar siç duhet raelitetin e të tashmes. Ky realitet është ku e ku më i mirë se ai i së djeshmes. Por është ku e ku më problematikë, se sa ai i të ardhmes, që duhet me çdo kusht të ndërtojmë për gjeneratën tjetër.
Detyra jonë është ta ngulisim në kokë, gjithnjë e më fortë, se korigjimi i të tashmes është arsyeja e ekzistencës sonë politike. Nevoja që ushqen besimin e atyre që na votojnë. Domodoshmëria që duhet të na ushqejë papushim organizatën tonë, organizmin tonë politikë dhe qeverisës. Përshembull, korigjimin i të tashmes së maldiveve të europës siç na pagëzuan këtë vit të huajt që deri dje na quanin shpella e europës. Kërkon që me patjetër që askush të mos mbyll sytë përpara problemeve serioze për t’u zgjidhur”, nënvizoi Rama.