Beci: Vijon sistemimi i shkollave në pritje të sezonit të ri arsimor

Drejtoria Ekonomike Arsimore e bashkisë Shkodër ka vijuar gjatë javës punën për sistemin e shkollave në pritje të vitit të ri shkollor në disa shkolla të qytetit dhe njësisë administrative Dajç.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci tha se “është ndërhyrë në shkollat “Gjergj Laca” Pentar, “Shejnaze Juka” ,”Prenkë Jakova”, “Martin Camaj”, “Pjetër Gaci” e”Luçe Agraja” në Shirq”.

“Në këto shkolla janë kryer riparime hidraulike e elektrike, zëvendësim i pompave, riparim karrigesh e tavolinash, stukime, suvatime, lyerje, riparim i dyerve të drurit dhe dritareve të duraluminit, pastrim oborresh dhe prerje bari”, shtoi Beci.

Kryebashkiaku Beci u shpreh se “puna vijon edhe gjatë këtyre ditëve, për krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për nxënësit e mësuesit për një fillim sa më të mbarë”.

Në 11 shtator në të gjitha shkollat e ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm do të nisë viti i ri shkollor 2023-2024.

Pamje tronditëse: Thethi blindohet si në luftë në kulmin e sezonit turistik

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Theth, i ndërmarrë nga qeveria e Edi Ramës, ka vijuar edhe sot, ndërsa masat...

Shtet-rrethim në zemër të turizmit

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot një video në Facebook, ku shfaqen forca të shumta policie të pranishme në zonën turistike...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shteti ka shpallur luftë ndaj qytetarëve të vet, terror i paprecedentë ndaj banorëve

Deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, ka...

Pamje tronditëse: Thethi blindohet si në luftë në kulmin e sezonit turistik

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT)...

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin kryesor, dhe seriale...