Mjekët japin alarmin: Edhe fëmijët mund të preken nga tensioni i lartë i gjakut, si ta kuptoni

Fëmijët dhe të rinjtë që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, e njohur si hipertoni, rrezikohen që të vuajnë edhe në moshë madhore prej saj.

Sipas një studimi në Kanada, publikuar më 2022 nga National Library of Medicine, hipertonia është një ndër shkaqet më të shpeshta të vdekjeve në botë, por që në fakt mund të parandalohen, nëse ajo trajtohet në kohën e duhur. Numri i fëmijëve me hipertoni dekadat e fundit është shtuar ndjeshëm.

Cilat janë shkaqet?

Shkaqet më të shpeshta janë adipositas, mungesa e lëvizjes ose një sëmundje kronike e veshkave. Edhe pesha e ulët në lindje mund të jetë një faktor i mundshëm rreziku, po ashtu si edhe predispozita gjenetike, kur edhe prindërit vuajnë nga hipertonia.Nëse prindërit pijnë duhan edhe kjo ndikon negativisht në tensionin e gjakut tek fëmijët.

Kur një fëmijë ka marrjemendsh, mospërqendrim në mësim e lexim ose gjakderdhje nga hundët, askujt nuk i shkon mendja, se tensioni i lartë mund të jetë shkaku.

“Eshtë e rëndësishme, që qysh në fëmijëri dhe në moshë të re t’i kushtohet vëmendje tensionit”, këshillon Robert Dalla-Pozza nga Klinika e Universitetit Ludëig-Maximilian të Mynihut.

“Kjo vlen kryesisht për fëmijët, të cilët kanë kaluar infeksion në kanalet urinare apo u janë prekur edhe veshkat nga infeksioni, ose për fëmijët e lindur me veshka difektoze, me cist të veshkave apo ngushtim të arterieve të veshkave”, shpjegon Dalla-Pozza. Veshkat janë një pjesë e rëndësishme e një qarkullimi të rregullt kompleks dhe rregullojnë presionin e gjakut.

Çfarë ndodh me tensionin e lartë?

Ushqyerja jo e shëndetshme është një ndër arsyet, përse shumë fëmijë vuajnë nga tensioni i lartë. Kjo vlen në mbarë botën, thotë Dalla-Pozza. “Kur fëmijët në vendet në zhvillim ndjekin mënyrën perendimorë të jetesës, ata çuditërisht jo vetëm preken nga sëmundjet tipike të civilizimit, si mbipesha, por si rrjedhojë e kësaj preken edhe nga hipertonia.”

Fëmijët në vendet afrikane duke përdorur p.sh. fast food shumë shpejt shtojnë në peshë duke vuajtur edhe pasojat e saj gjatë jetës, thotë, thotë Dalla-Pozza: “çdo enë e qarkullimit të gjakut vjetërohet, nuk është më elastike dhe ngurtësohet. Ky është një proces normal i plakjes. Por ky proces fillon qysh në moshën e fëmijërisë nëse ata vuajnë nga hipertonia, si rrjedhojë me kalimin e moshës ata përballen me procesin e përforcuar të plakjes.”

Përse është tensioni i lartë i gjakut tek fëmijët kaq i rrezikshëm?

Nga tensioni i lartë gjaku vazhdimisht pompohet me shumë presion nëpër paretet e enëve të gjakut dhe në trup. Enët e gjakut tendosen. Kjo është e rrezikshme tek fëmijët, sepse arteriet dhe venat e tyre kanë një diametër më të vogël se tek të rriturit.

Sforcimi prej tensionit të lartë mund të rrisë tek fëmijët rrezikun për arteriosklerozën. Kalçifikimet në paretet e enëve të gjakut përbëhen nga kolesterol, yndyrna dhe kalcium. Si rrjedhojë arteriet ngushtohen dhe gjaku nuk qarkullon më lirshëm. Pasoja janë sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut e në rastin më ekstrem mund të ndodhë goditje në tru që në moshë të re.

Dëmtimi i syve është një pasojë tjetër e mundshme. Nëse fëmijët shfaqin shqetësime me shikimin patjetër duhet konsultuar me mjekun okulist. “Mjeku okulist konstaton p.sh. ndryshim të indit. Në indin e syrit ndodhen kapilarë të gjakut, që mund të ndryshojnë prej tensionit. Madje ato mund të shkaktojnë edhe hemoragji”, shpjegon Dalla-Pozza.

Si mund të trajtohet hipertonia tek fëmijët?

Meqënëse adipositas është një ndër shkaqet kryesore për tensionin e lartë, në plan të parë duhet të jetë lëvizja, sa më shumë aktivitete fizike si dhe një mënrë e shëndetshme të ushqyeri. Nëse këto masa nuk japin efekte pozitive për një gjysmë viti, fëmijët duhet të trajtohen me medikamente si p.sh. me frenues të ACE-së.

Ashtu si edhe shumë sëmundje të tjera tensioni i lartë luftohet me një jetë të shëndetshme, me ruajtjen e një peshe normale, sa më pak ushqime fast food dhe sa më pak kripë. Edhe pijet që rrisin tonalitetin (energydrinks) dhe preferohen nga fëmijët e të rinjtë./DW

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...